Volodymyr Zelensky shkarkon komandantin e ushtrisë ukrainase, emëron të riun: Ne do të fitojmë

Volodymyr Zelensky shkarkon komandantin e ushtrisë ukrainase, emëron të riun: Ne do të fitojmë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka shkarkuar komandantin e përgjithshëm të Ushtrisë së Ukrainës Valery Zaluzhny duke emëruar në vend të tij Oleksandr Syrskiy

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Kievit dhe zëvendësimi pritej prej javësh pasi flitej për mosmarrëveshje midis Zaluzhny dhe presidentit ukrainas.

Pas këtij ndryshimi të rëndësishëm Zelensky shprehet se kishte ardhur koha për ndryshime në udhëheqjen ushtarake. 

"Koha për rinovim është tani", thotë Zelensky.

Zelensky u takua me ish-komandantin e përgjithshëm, gjeneralin Zaluzhniy, më herët gjatë 8 shkurtit dhe tha se i ka kërkuar që të qëndrojë “në ekipin e tij”, edhe pse nuk specifikoi se në çfarë kapaciteti.

"I propozova gjeneralit Zaluzhny që të jetë pjesë e ekipit. Ne do të fitojmë. Lavdi Ukrainës", shkruan Zelensky.

Tensionet mes presidentit Zelensky dhe gjeneralit Zalunzhniy u vunë re në nëntorin e vitit të kaluar, pasi gjenerali kishte publikuar një ediorial në The Economist, ku deklaroi se lufta kishte hyrë në një ngërç dhe se vetëm përparimi teknologjik do t’i mundësonte Ukrainës që të përmbushë qëllimin e saj për të çliruar territoret e pushtuara.

Lajmi në përditësim

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:07
Moska njofton shkëmbimin e 100 të burgosurve me Ukrainën

1707420073_ukraine.JPG

Moska njoftoi shkëmbimin e 100 të burgosurve me Ukrainën. Marrëveshja u ndërmjetësua nga Emiratet e Bashkuara Arabe, tha ministria ruse e mbrojtjes, sipas Interfax.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?