Voltana Ademi takon vëzhguesit e OSBE/ODIHR, u jep fakte dhe foto për zgjedhjet në Shkodër

Voltana Ademi takon vëzhguesit e OSBE/ODIHR, u jep fakte dhe foto për zgjedhjet në Shkodër

Kryebashkiakja në ikje e Shkodrës, Voltana Ademi ka realizuar një takim me vëzhguesit e OSBE/ODIHR, të cilët monitoruan zgjedhjet më 30 qershor. 

Përmes një publikimi në rrjetet sociale, Ademi bën me dije se u ka vënë në dispozicion vëzhguesve fakte, materiale video dhe foto, të cilat sipas saj japin panoramën e asaj që ndodhi në Shkodër ditën e votimit.

"Informova zj. Katerina Duffkova dhe z. Christian Keilbach, duke i vënë në dispozicion fakte të shumta, materiale video dhe foto, dokumente shkresore që krijojnë një panoramë mjaft të qartë të asaj çfarë ka ndodhur para, gjatë dhe pas 30 qershorit në Shkodër."- rrëfen Ademi.

Ndërkaq, ajo tregon se ky takim zgjati më shumë se dy orë, ndërsa falenderon vëzhguesit për punën e kryer.

Postimi i plotë:

Takim me vëzhguesit afatgjatë të OSBE/ODIHR që monitoruan “votimet” në Shkodër me 30 qershor. Informova zj. Katerina Duffkova dhe z. Christian Keilbach, duke i vënë në dispozicion fakte të shumta, materiale video dhe foto, dokumente shkresore që krijojnë një panoramë mjaft të qartë të asaj çfarë ka ndodhur para, gjatë dhe pas 30 qershorit në Shkodër.

Bashkëbiseduesit kanë qenë mjaft të interesuar për të mbledhur çdo gjë të faktuar dhe të mbështetur në dokumentacionin që iu vu në dispozicion.
Takimi me vëzhguesit afatgjatë të OSBE/ODIHR në Shkodër ka zgjatur më shumë se dy orë dhe në fund.

I falënderova për punën e kryer dhe realizimin e raportit paraprak të OSBE/ODIHR, i bërë publik nga ambasadorja Glover dhe raportin përfundimtar për “30 qershorin”, që do të krijojë një panoramë të qartë dhe të vertetë të të gjithë procesit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh