Von der Leyen: Do të jem armiku i atyre që duan të dobësojnë Bashkimin Evropian (VIDEO)

Në Strasburg sot është dita e Ursula von der Leyen.

Gjatë fjalimit të saj ku dhe prezantoi platformën social ekonomike, Ursula, e cila e rrëmbeu duartrokitjet e para, kujtoi Simone Veil, presidenten e parë femër të Parlamentit Europian 40 vjet më parë. 
"Dyzet vjet më vonë, më në fund, një grua përsëri është kandidate për Presidencën e Komisionit Evropian", tha Von der Leyen.
“Do të jem armiku i atyre që duan të dobësojnë Bashkimin Evropian. Për mua vetëm një gjë është e rëndësishme, Europa, të cilën duhet ta forcojmë. Unë do të jem armikja e atyre që duan ta dobësojnë këtë Evropë”
Në lidhje me Brexit, kandidatja e propozuar nga Komisioni Evropian tha se "Jam e përgatitur të garantoj një zgjatje të mëtejshme të largimit nëse nevojitet më shumë kohë për arsye të vlefshme. Në çdo rast, Mbretëria e Bashkuar do të mbetet aleati ynë, partneri ynë dhe një vend miqësor", shtoi ajo.
Në rrafshin social, Von der Leyen tha se do të garantonte një pagë minimale evropiane.
"Dua të siguroj që në një ekonomi sociale të tregut, çdo person që punon me orar të plotë mund të ketë një pagë minimale që garanton një jetë dinjitoze. Mundësia optimale është që të ketë bisedime kolektive me sindikatat, sepse ato mund ta rregullojnë pagën minimale për çdo sektor.Unë e di se ka modele të ndryshme, por ne duhet të krijojmë një kornizë të përgjithshme".
Aktualisht në Parlamentin Evropian po zhvillohet diskutimi për kandidaturën e Ursula von der Leyen. Ajo nuk ka konkurrentë dhe synon për t’u emëruar në krye të institucionit të rëndësishëm të BE-së.
374 vota i duhet gjermanes për të pasuar Jean-Claude Juncker në krye të KE-së.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë