Von Der Leyen sërish negative/ Presidentja bën testin për herë të dytë

Von Der Leyen sërish negative/  Presidentja bën testin për herë të dytë

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen me anë të një postimi në Twitter ka njoftuar se edhe në testin e dytë për Covid-19 ka rezultuar negative, megjithatë është shprehur se do të qëndrojë në vetë-izololim deri nesër në mbrëmje. Presidentja e Komisionit Europian u fut në karantinë pasi kishte pasur kontakt me një të infektuar me koronavirus.

Në postimin e saj, Ursula von der Leyen shkroi: “Rezultati i testit tim të dytë sapo errdhi. Rezultova negative sërish. Unë do të qëndroj në vetëizolim deri nesër në mbrëmje."

Presidentja e Komisionit Europian është e dyta liderë e BE, që izolohet për shkak të Covid-19, më parë ka qenë Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel i cili është futur në karantinë, për shkak të së cilës u shtynë edhe mbledhjet e këshillit.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë