Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka përshëndetur përparimin në negociata mes SHBA-së dhe Iranit.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Ursula von der Leyen ka kërkuar hapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe garantimin e lirisë së plotë të lundrimit.
"Përshëndes progresin e bërë drejt një marrëveshjeje midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Nevojitet një marrëveshje që vërtet e qetëson konfliktin, rihap Ngushticën e Hormuzit dhe garanton liri të plotë dhe të papenguar të lundrimit. Evropa do të vazhdojë të punojë me partnerët ndërkombëtarë për të shfrytëzuar këtë mundësi dhe për të arritur një zgjidhje diplomatike të qëndrueshme dhe për të ‘përmbajtur’ pasojat e këtij konflikti, veçanërisht në zinxhirët e furnizimit dhe çmimet e energjisë", ka shkruar Ursula von der Leyen në rrjetin social ‘X’.
Lajmi kryesor:
Trump: SHBA dhe Irani pranë marrëveshjes për paqen, rihapje e Hormuzit pa taksa! Teherani: Asnjë vendim pa autorizimin e Khameneit






