Von der Leyen prezanton ekipin e ri të ekzekutivit europian: Dua një Komision fleksibël, të shkathët dhe modern (VIDEO)

Paolo Gentiloni do të jetë Komisioneri Evropian për Çështjet Ekonomike dhe Monetare. Kjo u njoftua nga Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila prezantoi ekipin e saj në Bruksel. Gentiloni është i pari italian që do të mbajë këtë post.

Von der Leyen: Unë dua një komision fleksibël dhe të shkathët

"Sot prezantoj një ekip të ekuilibruar mirë që bashkon kompetencën dhe përvojën, një komitet që do punojë me vendosmëri” -  këto janë disa nga fjalët e  presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. "Unë dua një komitet që të jetë fleksibël, modern dhe i shkathët," shtoi ajo. "Do të doja të falënderoja Juncker për mbështetjen e tij gjatë javëve të fundit”.

Timmermans do të jetë në postin e Nënkryetarit dhe do të merret me Green Deal, Marrëveshjen e Gjelbër ’, Liberalja daneze Margrethe Vestager do të jetë nënkryetare dixhitale ekzekutive. Vestager do të jetë gjithashtu Komisionere për Konkurrencën. Valdis Dombrovskis  do të jetë nënkryetar ekzekutiv.

Komisionerët do të duhet të shkojnë në Shtetet Anëtare

"Të gjithë komisionerët do të duhet të shkojnë në vendet anëtare në pjesën e parë të mandatit të tyre," tha Ursula von der Leyen.

Moscovici: Gentiloni zgjedhja e shkëlqyeshme

"Pasardhësi im i emëruar" si Komisioner Evropian për Çështjet Ekonomike dhe Monetare Paolo Gentiloni "është mik dhe një zgjedhje e shkëlqyeshme, ai do të jetë në gjendje të sjellë vlerat dhe idetë e familjes social demokratike". Kështu ka shkruar në Twitter Komisioneri në largim për Çështjet Ekonomike dhe Monetare, francezi Pierre Moscovici, i cili e përcaktoi ekipin e ri "një Komision politik, i ekuilibruar dhe për herë të parë i barabartë".

Për Shqipërinë me interes është Komisioneri për Zgjerim, post në të cilin Ursula von der Leyen ka zgjedhur hungarezin László Trócsányi. Ai është anëtar i Parlamentit Evropian dhe më parë ka shërbyer si Ambasador i Hungarisë në Francë dhe ministër i Drejtësisë për pesë vite.

Lista e plotë e komisionerëve të ekipit të Ursula von der Leyen

Presidentie e Komisionit Evropian: Ursula von der Leyen

Nënkryetari Ekzekutiv me përgjegjësi për klimën: Frans Timmermans

Nënkryetari dhe Komisioneri për Konkurrencën dhe Dixhitalin: Margrethe Vestager

Nënkryetari Ekzekutiv për Ekonominë: Valdis Dombrovskis

Nënkryetari i vlerave dhe transparencës: Vera Jourova

Nënkryetari i sigurisë me përgjegjësi për imigracionin: Margaritis Schinas

Zëvendës-Presidenti për demokracitë dhe demografinë: Dubravka Suica

Nënkryetari dhe Komisioneri për Marrëdhënie Ndërinstitucionale: Maros Sefcovic

Komisioneri i Tregut të Brendshëm, Industrisë dhe Mbrojtjes: Sylvie Goulard

Komisioneri për Çështje Ekonomike: Paolo Gentiloni

Komisioneri për Punën: Nicolas Schmit

Komisioneri i Transportit: Rovana Plumb

Komisioneri për Barazi Gjinore: Helena Dalli

Komisioneri i Tregtisë: Phil Hogan

Komisioneri i Bujqësisë: Janusz Wojciechowski

Komisioneri për Drejtësi: Didier Reynders

Komisioneri për mjedisin dhe oqeanet: Virginijus Sinkevicius

Komisioneri i Energjisë: Kadri Simson

Komisioneri i Shëndetit: Stella Kyriakides

Komisioneri i Zgjerimit: László Trócsányi

Komisioneri për Buxhetin dhe Administrimin: Johannes Hahn

Komisioneri për Punë të Brendshme: Ylva Johansson

Komisioneri për Inovacionin dhe Rininë: Mariya Gabriel

Komisioneri për kohezionin dhe reformën: Elisa Ferreira

Komisioneri për partneritete ndërkombëtare: Jutta Urpilainen

Komisioneri për Menaxhimin e Krizave: Janez Lenarcic

Përfaqësuesi i Lartë për Punë të Jashtme: Josep Borrell

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë