Von der Leyen: Ukraina është në rrugën e duhur për anëtarësimin në BE

Von der Leyen: Ukraina është në rrugën e duhur për anëtarësimin në BE


Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyn gjatë vizitës së saj në Ukrainë tha se ekzekutivi i saj do të finalizojë opinionin nëse Ukrainës duhet t'i jepet statusi i kandidatit për t'u bashkuar me BE-në deri në fund të javës së ardhshme.

"Diskutimet e sotme do të na mundësojnë të finalizojmë vlerësimin tonë deri në fund të javës së ardhshme”, i tha ajo presidentit ukrainas Volodymy Zelensky gjatë një  konference të përbashkët për shtyp.

Von der Leyen, në udhëtimin e saj të dytë në Kiev që nga fillimi i luftës, i kujtoi Zelenskyt se me gjithë përparimin në reformat administrativ duhet ende shumë për të bërë.

"Ju keni bërë shumë në forcimin e sundimit të ligjit, por ka ende nevojë që të zbatohen reforma, për shembull për të luftuar korrupsionin”, tha ajo në konferencën e përbashkët për shtyp.

Ukraina filloi procesin e aplikimit për anëtarësim në BE në shkurt të këtij viti, katër ditë pas pushtimit të Rusisë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Von der Leyen viziton Kievin: Ukraina është në rrugën e duhur për anëtarësimin në BE-së! Zelensky: Duhet një paketë e shtatë sanksionesh kundër Rusisë


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës