TIRANE - Një vonesë prej vetëm dy ditësh ka sjellë arrestimin e kreut të zyrës së Interpol Tirana Artan Bajraktari dhe specialistes Loreta Alla, ndërkohë ka detyruar dhe kryepolicin Artan Didi të japë dorëheqjen.

Gazeta “Shqiptarja.com” ka arritur të mësojë të gjithë dinamikën që ka ndjekur urdhër-arresti i lëshuar nga autoritet e drejtësisë belge për deputetin Mark Frroku dhe bashkëpuntorët e tij si dhe veprimet që ka kryer shefi i Interpol Tiranës për ta përcjellë urdhërin tek eprorët e tij.

Sipas verifikimeve treguar dje në sallën e gjykatës nga avokati i Bajraktarit Ardian Visha, ka qenë një gabim dy ditor, pasi njoftimi për shpalljen në kërkim të Mark Frrokut, ka mbërritur në Tiranë të enjten në 18 mars të 2015, nga zyra e Interpolit në Lion.

Sipas legjislacionit, shefi i zyrës së Interpolit apo specialistët kanë detyrën që pasi administrojnë shkresën që vjen nga jashtë, që në këtë rast kishtë mbërritur nga Belgjika, brenda 5 ditësh e siglojnë këtë material dhe njoftojnë eprorët e tyre. Mirëpo Bajraktari ka qenë disa ditë me leje, për shkak se e shtuna dhe e diela ka rezultuar pushim, ky informacion ka qëndruar dy ditë në sirtar, për t’u dërguar me pas në Prokurori të Përgjithshme dhe në Ministrinë e Drejtësisë vetëm të premten në 27 mars 2015.

Nga afati ligjor prej 5 ditësh pune që duhet të shkonte në prokurori, informacioni për Mark Frrokun ka mbëritur brenda 7 ditëve pune, duke kaluar afati për një periudhë dy ditore. Por ishte pikërisht kjo “gafë” që solli arrestimi e kreut të Interpol Tirana z.Bajraktari, specialistes Loreta Alla. Arrestime këto që më pas u shoqëruan dhe me dorëheqjen e kreut të Policisë së Shtetit Artan Didi.

Frroku dhe EUROPOL
Por surpriza nuk mbarron këtu. Mësohet se deputeti i PKD Mark Frroku nuk ka qënë kurre në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, por në 8 janar emri i tij është publikuar vetëm në listën e të kërkuarve të EUROPOL-it. Pikërisht ligjet europiane lejojnë që EUROPOL të veprojë brenda një territori juridiksional që janë shtetet të cilat aderojnë në Bashkimin Europian. Ndërsa jashtë këtyre shteteve, Frroku nuk mund të arrestohej: në rastin konkret ai ndodhej në Shqipëri e cila nuk është në EUROPOL.

Në fakt EUROPOL kishte mundësi për të kërkuar nga Interpoli një urdhër-arresti ndërkombëtar, gjë që nuk ka ndodhur se Mark Frroku në çdo rast nuk mund të arrestohej pasi nuk ekziston një marrëveshje ekstradimi midis Shqipërisë e Belgjikës, që është vendi që ka kërkuar arrestimin. Në këtë rast EUROPOL ka vetem lajmëruar Shqipërinë që Frroku është në kërkim.

Pikërisht në datën 18 mars në zyrën e Interpol Tiranës ka mbërritur një njoftim i tillë, te cilin Bajraktari e ka sigluar “…të veprohet menjëherë…” dhe ka kaluar tek specialistja Loreta Alla, e cila më datë 27 mars i ka kaluar Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Drejtësisë, te njejten dite kur Bajraktari u kthye nga pushimet. Sipas deklarates se Loreta Alles, ajo e kishte mbajtur dokumentin ne tavoline, me kerkese te Bajraktarit, por ky i fundit perballe gjyqtareve, e ka pergenjeshtruar. 

Prokuroria e Përgjithshme pas lajmërimit ka të drejtë siç po ndodh të urdhërojë arrestin e Mark Frrokut dhe të kërkojë nga drejtësia belge kopjen e dosjes penale, por në çdo rast gjyqi për vrasje duhet të zhvillohet në Shqipëri se Frroku nuk mund të ekstradohet.

Ngatërresa me Bytyçin
Po pse është përfolur për një lajmërim nga Interpoli që në janar 2015? Sipas avokatit Visha duket se urdhëri i arrestit i ardhur në 8 janar të këtij viti nga Belgjika në fakt ishte për Kristian Marinaj, identiteti serb i rreme i Arjan Bytyçit, një tjetër shqiptar i akuzuar si bashkëpuntor me Mark Frrokun në vrasjen e shtetasit Aleksandër Kurtit, dhe kjo mesa duket ka ngatërruar organet ligjzbatuese të vendit. Ne emer te Kristian Marinajt ne janar kane mberritur dy email ne zyrat e Interpol Tiranes, por te dy dokumentet, sipas prokurorise, nuk gjenden me. 

Kristian Marinaj u prezantua si qytetar serb dhe për këtë arsye personeli i Interpolit në Tiranë nuk e ka analizuar si dokument. Sipas policisë që ka arrestuar Bajraktarin nëse ai kishte analizuar urdhër-arrestin për Marinaj brenda kishter gjetur edhe emrin e Mark Frrokut, ndërkohë sipas avokati mbrojtës, drejtori i Interpol Tirana nuk kishte asnjë detyrim në këtë drejtim. Gjykata ka vendosur që kishte të drejtë dhe kështu ka liruar dy oficerët.

Nëse në të vërtetë kjo ka qenë gjithë historia, atëhere skandali i Interpolit nga arrestimi i Bajraktarit deri tek dorëheqja  deArtann Didit konsiderohet si një veprim tepër i nxituar.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com