Vonohet restaurimi, merr fund
shtëpia e Fishtës në Lezhë

Vonohet restaurimi, merr fund<br />shtëpia e Fishtës në Lezhë<br>
Shtëpia ku ka jetuar poeti i madh kombëtar dhe kleriku i lartë At Gjergj Fishta, tashmë është shkatërruar totalisht.

Dritareve të thyera, pamjes jo të mirë të oborrit dhe gjendjes fizike të shkatërruar të kësaj shtëpie, që është Monument Kulture, duket se i ka ardhur fundi, sipas një publikimi në rrjetin social Facebook nga drejtori i Trashëgimisë Kulturore-Historike në Lezhë, Paulin Zefi.

Pasi ka nisur matjet për hartimin e projektit restaurues të këtij objekti, drejtori i trashëgimisë kulturore në Lezhë Zefi ka shkruar në rrjetin social Facebook, këto fjalë: Në Fishtë pranë shtëpisë Monument Kulture -ku ka jetuar i madhi At.GJERGJ FISHTA- duke bërë matjet për hartimin e projektit restaurues të këtij objekti tejet të amortizuar, së bashku me specialistët e Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit (Bashkia-Lezhë). Lidhur me gjendjen fizike të Monumentit, pamjet flasin vetë…

Projekti për restaurimin e monumentit ka qëndruar prej 2 vjetësh në pritje të mbështetjes nga Ministria e Kulturës për t’i hapur rrugën zbatimit. 

[gallery]25399[/gallery]

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur