Vora protestë kundër fitores së
Ismailit: Të përsëriten zgjedhjet

Vora protestë kundër fitores së<br />Ismailit: Të përsëriten zgjedhjet
TIRANE - Qytetarët e Vorës kanë nisur të protestojnë në qëndër të qytetit përpara KZAZ-së kësaj bashkie pasi nuk pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të së djelës në Vorë ku fitues për këtë bashki u shpalll kandidati i djathtë Fiqiri Ismaili përballë Luan Sallakut të LSI me 8.171  vota kundrejt 7.916 të Sallakut.

Sipas tyre ka pasur parregullsi në një kuti ku janë gjetur dy vota tepër dhe se në listat e votuesve ka patur rreth 600 votues fiktivë gjë e cila përbën kauzën e kësaj proteste të cilët në një moment kanë bllokuar dhe autostradën Tiranë-Durrës në të dy krahët e saj të lëvisjes.

Qytetarët e Vorës me pankarta që shënonin "Të përsëriten zgjedhjet" theksojnë gjithashtu edhe se si janë blerë votat me thasë mielli nga banda e miellit prandaj do ta kundështojnë këtë rezultat deri në vendosjen e drejtësisë. Ata shtojnë se nuk do të heqin dorë nga protesta madje do ti përshkallëzojnë ata duke vendosur që çdo ditë në orën 19:00 do të protestohet lidhur me këtë çështje.

Nora Malaj intervistë telefonike për A1 Report

Lëvizja është liruar me anë të ndërhyrjes aty të Nora Malaj përfaqësuesja e shtabit elektoral të Sallakut e cila në një intervistë telefonike për A1 Report theksoi se çështja i ka kaluar prokurorisë dhe organeve të drejtësisë nga të cilët ajo thekson se pret rezultatin. Malaj theksoi gjithashtu se protesta është e qytetarëve dhe se as ajo as LSI nuk mund të ndalojnë vullnetin e qytetarëve për të protestuar të lirë. Qytetarët  sipas zonjës Malaj protestojnë për votues fiktivë të cilët sipas saj janë rregjistruar si banorë të Vorës pas datë 15 dhjetor 2014  madje rezultojnë të jenë  banues në shtetin Italian

Gjithashtu ajo thekson se kanë votuar edhe persona nën moshën 18 vjeç fakte të cilat LSI i ka dorëzuar në prokurori dhe pret vetëm drejtësinë e vendosur nga prokuroria.
Banorëve i është bashkuar edhe kandidati i ASHE, Luan Sallaku, i cili tha se jemi këtu për të demonstruar deformimin e votës. Ai tha se ka besim tek Prokuroria dhe KQZ që do e zgjidhin këtë çështje. “Do qëndrojmë në shesh derisa të gjejmë të drejtën tonë”, tha Sallaku.

Ndërkohë i shpejtë ka qënë edhe reagimi nga selia e LSI ku në një dalje për mediat sekretari i përgjithsëm i kësaj force politike duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me protestën në Vorë u shpreh se Protesta është qytetare dhe e një dimensioni evropian. Rama shtoi gjithashtu se LSI do të ndjekë këtë çështje duke mbrojtur dhe konfirmuar çdo votë të qytetarëve.
 “Jemi në një fazë - tha ai ku ende nuk është shpallur vendimi i KQZ-së dhe ne do të ndjekim çdo rrugë ligjore deri në fun”


  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Zjarr në malin e Rrencit, forcat zjarrfikëse 'në luftë' me flakët! Rrezikohen disa banesa 

Lezhë/ Zjarr në malin e Rrencit, forcat zjarrfikëse 'në luftë' me flakët! Rrezikohen disa banesa