TIRANE (VORE)- Një shpërthim i fuqishëm i telekomanduar i mori jetën biznesmenit Baki Xhabafti pasditen e 27 shkurtit në Vorë të Tiranës ku 40-vjeçari nga Selita, ishte zhvendosur me banim.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 17:00 të 27 shkurtit 2014, para bashkisë së Vorës. Mësohet se Xhabafti ka qenë në një servis makinash në Vorë, që ishte në pronësi të tij dhe më pas i ishte drejtuar makinës për t’u larguar. Në momentin që ai ka hyrë në makinë dhe e ka ndezur atë, është aktivizuar ekpslozivi duke shkaktuar dhe shpërthimin e fuqishëm.
Nga hetimet paraprake të policisë rezulton se shpërthimi i automjetit tip “Renault” me targë AA154DZ ka ndodhur në mënyrë të telekomanduar, pasi në pjesën e poshtme të mjetit ishte vendosur rreth 150-200 gramë lëndë eksplozive C4. Të alarmuar banorët u afruan menjëherë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit duke hedhur ujë, por nuk kanë mundur dot të nxjerrin 40-vjeçarin, pasi ai ishte djegur. Nxjerrja e kufomës është kryer më vonë nga forcat e policisë të cilat rrethuan edhe zonën përreth.
TAHIRI MBLEDHJE URGJENTE ME DREJTORET E POLICIVE
Menjëherë pas kësaj ngjarje të rëndë ministri i Brendshëm Saimit Tahiri ka urdhëruar një takim me 12 drejtorët e qarqeve.Takimi është zhvilluar pak para mesnatës së 27 shkurtit 2014, ku Tahiri u ka lëshuar urdhër të prerë drejtuesve të policisë, që të mernin masa për parandalimin e krimit dhe mbajtjen në mbikqyrje të çdo personi që konsiderohet si kontigjent krimi.
SOT NE MENGJES NE SKENEN E KRIMIT
Sot në mëngjes skena e krimit ishte e paprekur. Tashmë flakët e shkaktuara nga shpërthimi janë shuar, ndërsa nga makina ka ngelur vetëm skeleti edhe ky i dëmtuar shumë. Fuqia e shpërthimit ka bërë që copëzat e makinës të jenë të shpërndara në një gjatësi prej 10 metrash. Tre policë vazhdojnë të ruajnë skenën e krimit.

(Në foto: Skeleti i makinës së shpërthyer dje pasdite në Vorë, ku mbeti i vrarë Baki Xhabafti) Foto të tjera
HETIMI PER HASMERI
Pista kryesore e hetimit dyshohet një konflikt i hershëm hasmërie me një familje në Selitë. Konfliktet mes familjeve Xhabafti dhe Ymeri kanë nisur që në vitin 1995, dhe që nga ajo kohë si pasojë e konfliktit janë shënuar 10 të vrarë. Baki Xhabaftit i kanë vrarë 4 të afërm. Ndërsa edhe familjes Ymeri i janë vrarë 5 persona.
Kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkaq, pistat të tjera hetimi janë edhe një konflikt i hershëm pronësie, si dhe probleme të mbartura nga jashtë vendit.
Një ditë më parë, 26 shkurt u plagosën rëndë 3 persona në Tiranë si pasojë e një tjetër atentati me eksploziv.
ORE PAS ORE ÇFARE NDODHI DJE, 27 SHKURT 2014, NGA MOMENTI I SHPERTHIMIT

(Në Foto: Familjarët e viktimës Baki Xhabafti. Foto, A.Çakshiri/Shqiptarja.com) Foto të tjera

(Në foto: Automjeti i shkatërruar plotësisht pas shpërthimit , foto, A.Çakshiri/Shqiptarja.com) Foto të tjera
17:00 SHPERTHIM ME EKSPLOZIV NJE MAKINE NE VORE, 1 I VDEKUR
Një automjet ka shpërthyer me eksploziv C4 në Vorë. Si pasojë e shpërthimit të automjetit mësohet se ka humbur jetën 40-vjeçari Baki Xhabafti, banues në Selitë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, ndërsa automjeti tip "Renault", ka shpërthyer para bashkisë së Vorës në momentin që drejtuesi i mjetit Baki Xhabafti hipi në makinë.
40-vjeçari Xhabafti, baba i 2 fëmijëve, ka qenë i papunë prej disa kohësh, ndërsa është pronar i dy subjekteve të vogla tregtare në zonën e Selitës edhe ku banonte.
Makina e shpërthyer në mënyrë të telekomanduar është përfshirë nga flakët dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve për të neutralizuar flakët.
Ndërkaq në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe një Prokuror i Krimeve të rënda. Një nga pistat e hetimit është edhe hakmarrja.
Fillimisht u dyshua edhe për 2 persona të plagosur.
Sipas policisë dyshohet se eksplozivi C4 ishte vendosur në sasi 150 deri 200 gramë, dhe shpërthimi është bërë në mënyrë të telekomanduar. Ndërkaq, sipas hetimeve paraprake rezulton se lënda eksplozive ishte vendosur në pjesën e poshtme të mjetit.
Pasi ka mundur të shpërthejë serbatorin e mjetit, ka ndikuar edhe benzina, për të bërë që edhe pasojat të jenë më të mëdha.
Sipas policisë Xhabafti nuk rezulton person me precedentë penalë, ndërsa është pronar i dy subjekteve të vogla tregtare në zonën e Selitës edhe ku banon.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Në foto: Shpërthimi i automjetit me eksploziv, sot në Vorë, ku mbeti i vdekur Baki Xhabafti) Foto të tjera
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com