TIRANE, 7 Dhjetor /ATSH/- Një person humbi jetën, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur në një aksident automobilistik gjatë pasdites të së dielës.
Aksidenti rrugor u regjistrua në Vorë,ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, për shkaqe ende të panjohura.
Nga përplasja e mjeteve mbetën të plagosur dy persona, identitetet e të cilëve nuk dihen ende, ku njëri prej tyre humbi jetën gjatë transportimit në spital si pasojë e plagëve të marra. Ndërkaq i plagosuri tjetër mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka nisur punën për zbardhjen e plotë të aksidentit. e.xh/f.n/










