Vorë/ Shfrytëzonin biznesin për lojëra fati dhe baste online, arrestohen dy kushërinjtë

Vorë/ Shfrytëzonin biznesin për lojëra fati dhe baste online, arrestohen dy kushërinjtë

Para dhe celularët e sekuestruar me të cilat luheshin baste online

VORË - Policia ka përfunduar me sukses operacionin e koduar “Bastet”, që synonte goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e lojërave të fatit.

Gjatë operacionit në Vorë u arrestuan në flagrancë dy shtetas, A.M., 32 vjeç, pronari i lokalit, dhe M.M., gjithashtu 32 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin. Të arrestuarit akuzohen për ushtrim të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit përmes aplikacioneve në celularët e tyre.

Gjatë ndërhyrjes, policia sekuestroi dy aparate celular dhe një shumë parash, të dyshuara si të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Operacioni u realizua nga Komisariati Nr. 7, bazuar në informacionet e marra nga inteligjenca informative.

'Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.7, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një lokal ku luheshin lojëra fati, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bastet”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: A.M, 32 vjeç, pronari i lokalit si dhe M.M, 32 vjeç, kushurinjë me njëri-tjetrin.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me veprimtarinë e kunderligjshme të ushtrimit të aktivitetit në fushën e lojrave të fatit, me ane të aplikacioneve në aparatet celulare të tyre.', njofton policia.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Dy të vrarë nga të shtënat me armë brenda një fabrike në Gjermani, autori i maskuar u arratis pas sulmit

Dy të vrarë nga të shtënat me armë brenda një fabrike në Gjermani, autori i maskuar u arratis pas sulmit