Votë e vlefshme edhe kur i 
shënon të gjithë, veç njërit

Votë e vlefshme edhe kur i <br />shënon të gjithë, veç njërit
TIRANE- Ata që do t’u drejtohen sot kutive të votimit duhet të kenë parasysh disa rregulla në mënyrë që vota e tyre të jetë e vlefshme. Kodi Zgjedhor dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë përcaktuar rregullat mbi të cilat një votë vlerësohet e vlefshme apo jo. Përgjithësisht, sugjerohet që shenjat më të mira të mundshme për identifikimin e votës janë “X” dhe “+”, por, përmes një vendimi, KQZ ka përcaktuar edhe disa raste të tjera, kur vullneti i zgjedhësve është qartazi i kuptueshëm.

Modelet
Për shembull, nëse në fletën e votimit, zgjedhësi u hedh një vizë tërthore që gjithë emrave, qoftë të kandidatëve apo të partive, dhe vetëm njërin prej tyre lë pa e ngjyrosur, atëherë zgjedhja është e qartë dhe kjo lexohet si një votë e vlefshme. Po ashtu ka dhe disa raste të tjera ku më shumë se një shenjë e bën të vlefshme fletën e votimit. Për shembull, kur  në fletën e votimit është rrethuar, ose është nënvizuar, ose është shënuar me “X” edhe tek kutia e posaçme, por edhe tek numri rendor i subjektit, fleta është po prapë e vlefshme. Një rast tjetër i lejueshëm, është ai kur nuk përdoret një shenjë e vogël, por kur rrethohet në formë vezake, ose numri i partisë ose kandidatit, ose kryetari i subjektit, ose emri i kandidatit, ose emri i koalicionit.

Po ashtu, edhe kur rrethohet më shumë se një nga këto elementë, pra kandidati së bashku me partinë, koalicioni bashkë me numrin rendor, ose partia bashkë me emrin e kryetarit të saj, vota është e vlefshme. Përjashtim bëjnë rastet kur shenjat, në rast se janë më shumë se një, u takojnë dy subjekteve të ndryshme. Pra, nuk quhet fletë votimi e vlefshme, nëse ti rrethon Partinë Socialiste dhe njëkohësisht, bën një shenjë tek një prej elementëve të tjerë të një partie tjetër, tek numri i saj rendor, logoja, etj. Pra, kushtet kur më shumë se një shenjë  në fletën e votimit e bëjnë atë të vlefshme, duhet që ato të jenë brenda të njëjtës vijë horizontale që përfshin të dhënat e vetëm njërit kandidat apo subjekt.

Numërimi
Gjatë numërimit, anëtaret e GNV-ve vlerësojnë vlefshmërinë e votave sipas modeleve të sipër përshkruara, që ata i kanë të ilustruara pranë manualit të tyre të punës i përgatitur nga KQZ-ja. Numëruesi i parë i vendos një nga një fletët e votimit në kamerën regjistruese, fillimisht nga faqja e pasme, jo më pak se 3 sekonda, në mënyrë që të shihen qartë në monitor vula e KQV-së dhe Vula e Kryetarit të KQV-së. Gjatë shfaqjes të fletës së votimit, nga faqja e pasme, Numëruesi i Parë verifikon nëse fleta e votimit: ka të njëjtën madhësi, formë dhe ngjyrë, me fletën e votimit të miratuar nga KQZ-ja; është vulosur me vulën e KQV-së dhe me vulën e kryetarit të KQV-së; ka shënime, shenja apo nënshkrime, që bëjnë të mundur identifikimin e zgjedhësit.

Gjatë kryerjes së kësaj procedure, numëruesi i parë, shprehet me zë të lartë vetëm për fletët e votimit të cilat i konsideron të pavlefshme gjatë vlerësimit nga faqja e pasme. Në rast se ndonjë nga anëtarët e Grupeve të Numërimit ose ndonjë prej vëzhguesve të subjekteve zgjedhore, nuk është dakord me vlerësimin e mësipërm, numëruesi i parë e vendos fletën e votimit të kundërshtuar në vendin e caktuar për fletët e votimit të kontestuara dhe vijon me fletën tjetër të votimit.

Kjo fletë votimi, do të vlerësohet përsëri nga Grupi i Numërimit në momentin e rivlerësimit të votave. Në rast se gjatë kryerjes së kësaj procedure, për fletën e votimit të vlerësuar e pavlefshme, nuk ka patur kontestime, atëherë ajo vendoset në vendin e caktuar për votat e pavlefshme mbi tavolinën e punës së GNV-së.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 Qershor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës