Vota e diasporës/ Ish-kreu i KQZ, Kume: Koston e postës ta paguajë KQZ! Një familje me 4 votues në Kanada i bie të paguajnë 400 dollarë për kthimin e fletës

TIRANË - Ish kreu i KQZ, Kristaq Kume foli sot në Studio Live për Arbër Hitajn mbi debatin e votës së emigrantëve. KQZ më herët ditën e sotme me anë të kreut Celibashi, garantoi se vota e diasporës nuk do të dështojë.

Që të votojë diaspora listat e kandidatëve për deputet duhet të dalin më herët se afati 50 ditor para zgjedhjeve, për shkak të kohës që i duhet fletës së votimit për të bërë vajtje-ardhjen.

'Kjo situatë mund të jetë e tillë nuk do sjelli probleme nesër. Do zgjidhet siç tha Damjani dhe zoti Kaso, për datat se kur partitë politike do regjistrohen si subjekte zgjedhore dhe do paraqesin listat e kandidatëve. Duke i spostuar afatet sot i kemi 50 ditë para zgjedhjeve, duke e bërë 60-70 ditë i japim kohë reale për dërgimin e fletës së votimit.'

Sakaq, Kume shton se kodi aktual zgjedhor detyron votuesin që jeton jashtë të paguajë koston financiare të postës për fletën e votimit.  

'Fleta e votimit dërgohet tek zgjedhësi që ka shprehur vullnetin për të votuar. Do ti dërgohet menjëherë sapo KQZ të ketë miratuar listat e kandidatëve dhe të jenë shtypur. Fletët  nuk janë njësoj me ata këtu. Është për votim për nga jashtë territorit. Do printohet të parët dhe do i dërgohen zgjedhësve. Nëse lëvizim afatet se kur do dërgohen listat për kandidatë problemet lehtësohen. Ligji e detyron zgjedhësin të zgjedh një postë që lë gjurmë. Zgjedhja i është lënë në dorë zgjedhësit jashtë dhe të paguajë shpenzimet.'

Propozimi i Kumes është që kostoja postare ti faturohet buxhetit të KQZ dhe jo votuesve të diasporës.

'Nëse do duam të kemi një proces me sa më pak pengesa për të votuar jashtë me ndryshimin në kod për këtë çështje për afatet, bëhen ndryshime që heqin detyrimin që kodi i sotëm i ngarkon zgjedhësve për të paguar shpenzimin postar. Dhe kostoja të jenë të buxhetit të KQZ. Varet nga numri i zgjedhësve.'

Megjithatë me një përllogaritje të thjeshtë dikujt që jeton në Kanada, apo një familje me 4 veta që duan të votojnë i bie të paguajnë 400 dollarë për të rikthyer fletën e votimit, por në këtë mënyrë kostoja për KQZ do jetë shumë e lartë.

'Nëse bëhet fjalë për shërbime të shpejta kostoja është e lartë. Nëse votohet nga Kanadaja një familje me 4 veta duhet të paguajë 400 dollarë, për të kthyer fletën e votimit. Të heqin dhe një fjali, për shpenzimet. Ja vlen kjo sakrificë. Shumë më tepër nga ajo që kërkojmë me këmbëngulje për votimin elektronik. Kjo është mundësi që do përdoret nga humbësi si fakt që ka deformuar vullnetin. Pasi fituesi e ka paguar koston për të paguar fletën. Shkoni votoni dhe paguani fletën. Nuk di se sa mund të jetë kostoja totale.'

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zamir Semani: 21/11/2024 19:00

    Ore akoma mereni me ktē flliqsirēn Kristaq Suma me ktē gērdall tē mbaruar o tē uruar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?