Vota e emigrantëve, Kuvendi duhet të votojë aktet nënligjore në 2023-in! Celibashi: KQZ gati! Krashi: Diaspora voton në zgjedhjet e 2025-s

Vullneti politik i mazhorancës dhe opozitës është i vetmi hendek që ndan rreth 1,4 milionë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, nga mundësia për të votuar. Edhe pse e sanksionuar me ligj, në nenin 24-25 dhe 46, votimi i emigrantëve, votimi i emigrantëvëe derimë tani ka qenë i pamundur, ndërsa sybnimet janë që kjo votë të mundësohet në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025.

Një vendim i marrë nga Gjykata Kushtetuese në fillim të dhjetorit detyron Kuvendin e Shqipërisë që brenda 1 viti kalendarik të mbyllë të gjitha aktet nënligjore, për t’i vënë në dispozicion Komisionit Qendror Zgjedhor instrumentat e duhur ligjorë, në mënyrë që shqiptarët që jetojnë juashtë vendit, të votojnë, pavarësisht vendndodhjes.

KQZ është gati, pret vetëm miratimin e akteve nënligjore. Gjithçka varet nga vullneti politikë”, është shprehur Celibashi. 

Përmes akteve nënligjore janë tre hapa kryesore që pritet të caktohen nga ligjvënësi. Së pari, identifikimi emigrantëve dhe vendbanimi i tyre. Së dyti, mënyra e votimit dhe së treti, mënyra e numërimit dhe integrimit të votës në rezultatin e përgjithshëm zgjedhor. 

KQZ ka identifikuar dy mënyra për identifikimin e shqiptarëve jashtë vendit, që duan të votojnë. Mënyra e parë është përmes faqes online të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përmes një sesioni enkas për regjistrim, pa detyruar shtetasin që jeton jashtë vendit të paraqesë kontrata noteriale për vendbanimin e tij. opsioni I dytë është përmes “E-Albania”, ku sërish një sesion i caktuar do të shërbejë si regjistër për emigrantët që duan të votojnë. Pjesa e dytë që lidhet me mënyrën e votimit, ku opsionet janë: Votimi elektronik, votimi me fletë votimi në konsullatat apo ambasada dhe votim përmes postës.

Por sipas diskutimeve të shprehur edhe në komisionet kuvendore, votimi elektronik duhet të ofrojë garanci të mosndërhyrjes përmes hakerimit apo formave të tjera. Votimi me postë ka problematikën e kohës, pasi zgjaten procedurat, ndërsa votimi në Ambasada apo konsullata sërish cenon të drejtën e emigrantëve për shkak të largësisë, duke mos aksesuar dot qendrën e votimit. Kjo për shkak se Shqipëria rezulton të ketë 55 përfaqësi diplomatike jashtë vendit, çka do të thotë se jo e gjithë gama e diasporës shqiptare mund të ketë mundësi të aksesojë një të tillë.

Sa i takon numërimit, ai do të varet nga lloji i votimit. Në formë elektronike, e gjithë procedura do jetë në duart e teknologjisë. Në rastin e votimit fizik, janë dy skenarë. Së pari numërim në përfaqësitë diplomatike dhe e dyta në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Dhe pika e fundit që pritet të marret në shqyrtim ligjor është dhe njehsimi i votës në rezultatin final.

Në bazë të diskutimeve të shtruara nga KQZ, politikanë dhe ekspertë zgjedhorë, vota e emigratëve duhet të vlerësohet si një zonë elektorale më vete. Ky skenar nuk është pëlqyer nga shoqatat e diasporës, të cilat shprehen se një apo dy deputetë që mund të dalin nga ky votim nuk do të arrinin të kishin vlera politike në Kuvendin e Shqipërisë.

Dhe skenari i dytë, që vota e tyre t’i alokohet zonës zgjedhore ku ata kanë jetuar në Shqipëri, për t’i dhënë një kontribut më të madh komunitetit të tyre.

Mazhoranca e opozita tashmë kanë ngritur dhe Komisionin për Reformën Zgjedhore që brenda marsit të këtij viti duhet të paraqesë dhe konkluzionet e saj përfundimtare, ku me kureshtje pritet të shihet nëse do ketë reflektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, apo emigrantët do duhet të presin ende për të parë miratimin e akteve nënligjore.

Lavdrim Krashi, Deputeti i PS, për “Report Tv” shprehet optimist se emigrantët shqiptarët do të kenë mundësi të votojnë në vitin 2025.

“Jemi në rrugën e duhur që emigrantët shqiptarë të jenë pjesë e procesit të votimit në vitin 2025”, tha Krashi.

TRE SHTYLLAT E BAZËS LIGJORE
A.     Identifimi i votuesve
B.    Mënyra e votimit
C.    Mënyra e numërimit dhe ontegrimit të votës në rezultatin e përgjithshëm zgjedhor.

MËNYRA E VOTIMIT
A.   Votim elektronik
B.   Votim në konsulatë apo ambasadë
C.   Votimi me postë

MËNYRA E NUMËRIMIT
A.   Numërim elektronik
B.   Numërim në ambsadaë apo konsulatë
C.   Numërim në KQZ

MËNYRA E NJEHËSIMIT
A.   Si një më vete elektorale
B.   Votë në bazë të zonës elektorale në Shqipëri

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë