Kam disa kohë që po vëzhgoj një përpjekje disi të vagët, të drejtuar kryesisht nga disa mendimdhënës me banim në SHBA, për të shpërndarë në elektoratin shqiptar idenë e “votës së bardhë”, një farë vote proteste kundër ngrehinës politike shqiptare dhe partive ‘tradicionale’, me synimin për t’i dhënë një mesazh të fortë kastës politike ekzistente e për të shkundur nga themelet ‘establishment-in’.
Argumenti i bashkëatdhetarëve përtej oqeanit është se elita politike në vend (term ky tejet i vagët, përgjithësues e shumë spekulativ, pasi në fakt do të thotë ‘të gjithë’ dhe ‘askush’) nuk meriton të votohet dhe si rrjedhim qytetarët duhet të mbajnë qëndrim politik pasiv-agresiv, duke mos mbështetur askënd!
Së pari, dua të theksoj që është paksa e çuditshme që të tilla propozime anti-establishment vijnë nga individë me banim me SHBA, një vend me traditë të fuqishme bi-partizanizmi, ku dy partitë kryesore kanë gati dy shekuj që zotërojnë postet e Presidentit, Kongresit, Senatit apo qeverive në nivel shtetëror e lokal, e ku vota e protestës ka një incidencë e relevancë mikroskopike.
Pra, nëse këta intelektualë janë frymëzuar gjëkundi për propozimin e tyre, me siguri nuk e kanë gjetur frymëzimin në vendin ku banojnë, pasi në SHBA partia e tretë më e madhe në vend (Partia Libertariane) merr vetëm 310 mijë vota, ose 0.1% të popullatës.
Së dyti, propozimi për t’i ‘vënë kryqin votës’ është nga ana formale disi infantil, ose më thjesht, nuk ndryshon aspak nga abstenimi, pra mos-paraqitja në kutinë e votimit në datën e zgjedhjeve. Të nxisësh zgjedhësit që të zhgarravisin fletën e votimit është asnjë më tepër sesa harxhim kohe, letre dhe bojë stilolapsi.
Së treti, dhe më e rëndësishmja, kjo iniciativë sipërfaqësisht intelektuale dështon të na tregojë një alternativë të vlefshme, që realisht do t’i jepte votës së bardhë kapacitetin e votës së protestës, pra ofrimin e një force politike a kandidati që përmbledh energjinë protestuese të elektoratit kundër establishment-it aktual.
Për analogji, më duhet të sqaroj që vota e protestës është një dukuri aktuale në disa vende europiane së fundmi; në Mbretërinë e Bashkuar Partia e Pavarur para disa javësh mori 26% të votës në këshillat lokalë; në Finlandë partia nacionaliste True Finns akumuloi 19% të votës në vitin 2011 duke u bërë partia e tretë në vend; në Francë Fronti Kombëtar nën drejtimin e Marine le Pen arriti të merrte 18% të votave në presidencialet e 2012-ës; në Italinë fqinje Beppe Grillo dhe Movimento a Cinque Stelle mori 25,5% të votës në zgjedhjet e përgjithshme të Shkurtit 2013; dhe në Greqi radikalët e majtë të Syriza-s morën 25% të votës teksa ekstremi i djathtë i Agimit të Artë akumulon mbi 10% në nivel kombëtar.
E përbashkëta e shembujve të lartpërmendur është se zgjedhësit e pakënaqur europianë kanë përkrahur (dhe votuar) individë dhe forca politike alternative, ndërkaq duke përkrahur edhe disa qëndrime/politika pak a shumë të njëjta si kriza financiare dhe ndëshkimi i fajtorëve për të, euro-skepticizmi, sulmi ndaj arrogancës së kastës në pushtet, e kështu me rradhë.
I rikthehem pikës sime të dytë, ose origjinës së inspirimit të iniciatorëve të kësaj ‘lëvizjeje’. Mungesa e prezantimit të një alternative të vlefshme për votën e protestës është në themel edhe arsyeja se pse ky propozim është, në rastin më të mirë tërësisht pa sens, dhe në rastin më të keq me synim të qartë (ndonëse në tentativë të kamufluar) në favor të një status quo-je politike.
Kasta politike, elita politike, pushteti e pushtetarët, partitë e politikanët nuk kanë ardhur nga Jupiteri me disqe fluturues; ata nuk mund të shihen të veçuar nga populli prej të cilit kanë dalë dhe logjikshëm janë produkt i po asaj shoqërie të cilës këta demagogë intelektualë po i kërkojnë që të protestojë me votë të bardhë (ose të zhgarravitur).
Politikanët janë shqiptarë dhe mbështetësit, militantët e votuesit e tyre janë po shqiptarë; ata që vjedhin buxhetin e shtetit, tenderat, konçesionet, që pranojnë zarfa-bakshish e që kërkojnë rryshfet janë shqiptarë, po aq shqiptarë sa ata që kërkojnë një vend pune që s’u takon, që marrin diploma false, që paguajnë policin për t’i shpëtuar gjobës, që s’paguajnë taksat, dritat, ujin, që blejnë e shesin votën, që i kërkojnë para pacientit që lëngon, që shesin ilaçe e ushqime të skaduara, që pushtojnë tokën e tjetrit e vjedhin tokën e fqinjit e kushëririt, që vrasin gruan për një llaf goje e rrahin fëmijët pasi pijnë raki.
Jemi të gjithë shqiptarë, me cene, vese, probleme e plot të panjohura, dhe kërkimi i ideales mes nesh do ishte një utopi që na e ka provuar i të pamundur që para 2300 vjetësh Diogjeni me llampë në dorë.
Demokracia dhe zgjedhjet nuk kanë synuar ndonjëherë të identifikojnë e të zgjedhin perfekten, por më të mirën e mundshme, për aq sa lejon niveli i emancipimit, traditës, kulturës dhe vlerave të një vendi të caktuar, dhe në thelb të demokracisë qëndron pikërisht aftësia e cilitdo individ (a popull) për të mbështetur, zgjedhur apo rrëzuar alternativat që i aviten.
Mosvotimi nuk sjell pas vendim-marrje, nuk gjeneron ndryshim, nuk sjell sfida; ai prodhon vetëm apati minoritare, snobizëm intelektual, dhe mbi të gjitha promovon dhe automatikisht pranon stanjacionin e status quo-së.
Të presësh që gjërat të ndryshojnë duke mos bërë asgjë që gjërat të ndryshojnë është konceptualisht absurde, dhe shqiptarët mund të jenë në mërzitur e të pakënaqur, por sigurisht që nuk janë aq budallenj sa të rrinë në shtëpi e të presin që shpëtimi t’u vijë nga hiçmosgjëja!
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 12.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com