Votimet brenda LSI-së, Kërpaçi: Procesi vijon me ritme të shpejta! Përmes platformës online votojnë dhe qytetarët jashtë Shqipërisë

Kryetarja e LRI-së Floida Kërpaçi ka komentuar procesin e votimit brenda LSI-së për zgjedhjen e kryetarit si dhe të delegatëve të saj.

Për Report Tv ajo shprehet se ky proces po vijon me ritme të shpejta dhe se nuk ka pasur problematika në asnjë prej qendrave të votimit. Kërpaçi thotë se deri më tani ka pasur një angazhim të madhë nga të rinjtë.

"Procesi ashtu siç e keni raportuar ka ecur me ritme të shpejta dhe të sakta. LSI ka sjellë risi në këto zgjedhje me kuotat gjinore, votimin online. Çdo qytetar shqiptar, vetëm përmes angazhimit në politikbërje, mund të sjellim ndryshime. Ajo që po ndodh në të gjithë Shqipërinë me nje ndërtim fasadë është mesazhi më i qartë pse qytetarët shqiptarë duhet të angazhohen në politikë. LSI është partia e fjalës së lirë dhe fjalës së mbajtur. Të rinjtë kanë ardhur dhe kanë votuar masivisht" - tha Kërpaçi.

Gjithashtu ajo ka shpjeguar dhe procesin e votimit. Çdo person voton në dy fletë, një për kryetaren, e cila është vetëm Monika Kryemadhi dhe një për delegatët. Kreu i LRI-së shprehet se një anëtar ka të drejtë të votojë për më shumë se një delegatë, numri maksimal varijon nga njësia administrative ku votohet.

"Secili anëtar ka të drejtë të votojë për dy fletë votimi. Një prej fletëve të votimit është për kryetaren e LSI-së. LSI është partia që drejtohet nga një grua. Ajo jep besimin se gratë munden dhe se në krye të vendit tonë ato mund të bëjnë shumë mirë. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë në drejtimin e partisë për gra dhe për vajza. Bëhet zgjedhja për delegatë. Në çdo njësi administrimi ka delegatë që garojnë. Një anëtar mund të votojë 7 delegatë, në varësi të njësive në qytete të ndryshme. Ata që fitojnë do të shkojnë në 5 dhjetor në konventën kombëtare për të bërë zgjedhjen e strukturave drejtuese të partisë" - shprehet Kërpaçi.

Kërpaçi thotë se dhe votimi përmes platformës online vijon me ritme të shpejta dhe se ka angazhim dhe qytetarë shqiptarë jashtë shtetit.

"Me tu mbyllur votimi do mbyllet procesi i numërimit dhe më pas do të jepen dhe rezultatet. Votimi online po ecën me ritme të shpejta. Po votojnë anëtarë nga e gjithë Europa dhe jo vetëm nga Shqipëria. LSI i jep shansin e angazhimit të drejtëpërdrejtë të gjithë qytetarëve shqiptarë" - tha Kërpaçi.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet në LSI, Caka: Votuan 80.7 % e anëtarësisë, 28285 fizikisht, mbi 16128 online! Kryemadhi, për herë të parë me maskë: Ma mblodhi partia, jo dikush tjetër


E.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen