GJEORGJI - Dy partitë kryesore politike në Gjeorgji kanë deklaruar fitoren e zgjedhjeve parlamentare të së hënës. Rezultatet paraprake sugjerojnë se koalicioni opozitar i drejtuar nga miliarderi Bidzina Ivanishvili ka një avantazh të qartë në votat për listën e partisë.
Por, Presidenti Mikheil Saakashvili thotë se partia në pushtet ka fituar në këtë garë vendet që i duhen në parlament. Rezultatet zyrtare për zgjedhjet e së hënës pritet të dalin brenda disa orësh. Parashikimet paszgjedhore (exit polls) sugjerojnë që koalicioni opozitar “Ëndrra Gjeorgjiane”, do të fitoj më tepër se 50% të votave në zgjedhjet parlamentare.
77 prej 150 vendeve në parlament vendosën përmes votës proporcionale. Në votat e numëruara nga lista partiake, koalicioni opozitar ka garantuar 54% ndërsa koalicioni qeverisës me 41%. Mijëra mbështetës të opozitës janë mbledhur në sheshin kryesor të Tbilisit për të festuar shifrat paraprake.
"Ne kemi fituar! Populli gjeorgjian ka fituar", tha lideri i opozitës në një fjalim të transmetuar nga televizioni shtetëror gjeorgjian. Ai paralajmëroi se pret që koalicioni i tij të fitojë 100 nga 150 vendet e parlamentit.
Në një koment televiziv, Presidenti Saakashvili tha se opozita ka fituar mazhorancën në votën proporcionale por insistoi se koalicioni i tij ka fituar mazhorancën e 73 mandateve të tjera që shpërndahen jo sipas sistemit proporcional. KQZ-ja ka kërkuar nga të gjitha partitë të mos pretendojnë fitore, deri në shpalljen e rezultateve zyrtare.
/Shqiptarja.com