Votimi elektronik, Balla-PD: Më
parë të pyesim OSBE/ODIHR

Votimi elektronik, Balla-PD: Më<br />parë të pyesim OSBE/ODIHR
Taulant Balla u ka bërë thirrje përfaqesuësve të Partisë Demokratike t’i rikthehen punës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Ai tha se ndryshimet janë propozuar në bazë të rekomandimeve të të gjitha palëve të përfshira, mes të cilave edhe OSBE e ODIHR.

Lidhur me votimin elektronik, bashkëkryetari i komisionit të posaçëm për Reformën zgjedhore, Balla tha se PS është dakord por përsëriti qendrimin se më parë duhet të merret një mendim nga arbitri i gjithpranuar që është OSBE/ODIHR.
 
"I bëj thirrje PD dhe përefaqësuesve të saj në Komisionin e Reformës Zgjedhore që të vazhdojmë mbledhjen e komisionit. Kemi një dokument sintezë të të gjitha propozimeve të ardhura nga të gjitha palët e përfshira jo vetëm partitë politike kryesore. Të diskutojmë për rekomandime të cilat mund të punojmë për të gjetur konsensusin. Pika e parë për të cilën duhet të ulemi është çështja e transparencës së financimit të partive dhe fushatave zgjedhore. Do të ishte edhe çështjet e rregullimit të mënyrës së mbulimit të fushatave zgjedhore nga ana e mediave dhe reklamës në media. Heqje të reklamës televizive me pagesë. Të diskutojmë edhe për çështje që KQZ ka nevojë. KQZ është duke bërë gati një kërkesë drejtuar kuvendit lidhur me rritjen e buxhetit", u shpreh Balla. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?