Votimi elektronik, Ristani: Janë
mundësitë por mungon vullneti
Deputeti demokrat thotë në Report Tv se votimi elektronik shmang problemet e besimit por edhe koston e lartë
Deputeti i Partisë Demokratike, i ftuar në “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv, për të folur rreth votimit elektronik, thotë se ai është më i vlefshëm jo vetëm për procesin e votimit dhe numërimit në vetvete, por edhe nga pikëpamja ekonomike. Sipas Ristanit, votimi tradicional ka një kosto shumë të madhe.
Duke u nisur nga përvoja e asaj që ka parë në Francë, Ristani shpjegon se votimi elektronik dhe më pas numërimi është shumë i thjeshtë.
“Zgjedhësi hyn në qendrën e votimit, ku do të ketë një komision, s’ka nevojë për komisione me shtatë vetë siç i kemi ne tani, dhe voton në një ë ekran të madh në dhomën e fshehtë. Forcat politike identifikohen me emër ose me foto, në Francë për shembull e kam parë me foton e liderëve të partive. Zgjedhësi klikon në ekran për forcën apo emrin, varet nga konfigurimi. Makineria e pyet nëse është i sigurt dhe ai klikon prapë, për ta konfirmuar”, tregon Ristani.
“Në rastin tonë duhet bërë edhe identifikimi. Makineria ka databazën e zgjedhësve, po nëse shenja e gishtit nuk përputhet me databazën ajo nuk hapet. Në momentin që mbyllet votimi, i jep komandën për rezultatin dhe për dy sekonda e nxjerr. Në Francë kishte dy çelësa, që i mbanin dy komisionerët, i majtë e i djathtë, futen çelësat e i japin komandën”.
Ristani thotë se kjo është një mënyrë shumë e mirë për të shmangur një sërë problemesh:
“Shmangim probleme që nga boja e gishtave, transporti i kutive, sallat e numërimit, njerëzit, koha e zgjatur, kemi një administratë prej 40 mijë vetësh që paguhen nga buxheti i shtetit, pra një ndërmarrje shumë e madhe që zëvendësohet nga një aparaturë elektronike, që ngjall besim dhe na jep rezultatin në kohën e duhur”.
I pyetur nëse e ka Shqipëria infrastrukturën e duhur për ta bërë votimin elektronik, Ristani thotë se mungesa e vetme është ajo e vullnetit.
“Shqipëria sot e ka këtë infrastrukturë. Interneti është kudo, janë të gjitha mundësitë. Teknologjia ka ecur, mjaft të shohësh celularët, si ishin nga para tre vjetësh e si janë sot, kështu që është e mundur”, thotë Ristani.
Duke u kthyer te Franca, ish-kryetari i
KQZ thotë se votimi elektronik bëhej në disa pjesë, sipas vullnetit të kryetarëve të bashkive.
“Atje bëhej sipas vullnetit të kryetarëve të bashkive, por duke mos pasur probleme të besimit. Është një shprehje që thotë se po pati vullnet, zgjedhjet bëhen me një copë letër e një laps. Por ne kemi 25 vjet që kemi pasur probleme me zgjedhjet. Raportet e
OSBE dhe ODHIHR për
zgjedhjet gjithmonë kanë nisur me mungesën e vullnetit”, tha Ristani.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3610
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44