Votimi i 16-vjeçarëve, Kume:
Nuk është vonë për ndryshime

Votimi i 16-vjeçarëve, Kume: <br />Nuk është vonë për ndryshime
TIRANE - Ish-kreu i KQZ, komenton në një intervistë për Shqiptarja.com impaktin që do të ketë votimi i 16-vjeçraëve dhe mundësinë që ky propozim i  mazhorancës mund të realizohet. Sipas Kumes nuk bëhet fjalë për vështirësi teknike, por vullneti mes palëve për të realizuar më parë ndryshimet kushtetuese.

Çfarë e pengon votimin e 16-vjeçarëve në vendin tonë dhe si mund të zgjidhet kjo?
Që të bëhet i mundur votimi i 16-vjeçarëve së pari duhet të bëhen ndryshimet kushtetuese në Kushtetutë. Kjo mund të realizohet nëse ka dakordësi mes palëve për të realizuar ndryshimet që dëshirojmë.

Nëqoftë se bihet dakord që të krijohet mundësia ligjore për të votuar edhe 16-vjeçarët, pjesa tjetër që mbetet nuk është e vështirë për t`u realizuar. Lista e zgjedhësve, duke qenë se aktualisht ajo që është produkt i regjistrit themeltar i shtetasve shqiptarë, mund të realizohet shumë shpejt.

Mjafton që në programin përzgjedhës të ndryshohet kushti, që të futen në listë të gjithë shtetasit që janë të regjistruar në regjistrin themeltar që mbushin 16 vjeç dhe jo 18 siç është sot. Teknikisht kjo nuk përbën asnjë problem.

Ku qëndron problemi i mundësisë që ky proces të realizohet?
Problemi është që të realizohet një gjë e tillë duhet të realizohet më parë një fushatë e ngjeshur intensive edukuese për t`i bërë më dije këtij grupi votuesish se cilat janë rregullat e Kodit Zgjedhor, çfarë të drejtash dhe detyrimesh kanë ata për ta bërë të mundshëm një votim real të tyre.

Sa do të ndikonte kjo duke marrë parasysh se kanë filluar parapërgatitjet për zgjedhjet e 23 qershorit?
Nëqoftëse palët bien dakord, nuk ka pse të konsiderohen vështirësira të shtuara përsa kohë që bëhet fjalë për një target moshë, e cila thith shumë shpejt, por nuk është ky problemi. Problemi që duhet dhe që e kthen në pikëpyetje këtë gjë është se sa i ngushtë duhet të jetë konsensusi midis palëve, mazhorancës dhe opozitës për të ndryshuar këtë ndryshim kushtetues.

Ndërkohë kur opozita është shprehur që:”Jo se jemi kundër trajtimit të këtij problemi, por në kushtet kur procesi zgjedhor ka filluar, nuk është koha për të realizuar një ndryshim të tillë”. Kjo është një çështje që ja vlen të diskutohet.

Duhet patur gjithmonë parasysh se kur duhet të realizohet ky lloji diskutimi, por edhe se sa kohë do të duhen dhe sa do të thirren për të marrë pjesë në këtë gjë. Nuk ka pse të jetë vetëm që të trajtohet një kërkesë e tillë vetëm pse vjen nga zyrat e partive politike.

Që të realizohet një gjë e tillë, duhet të vijë pas një diskutimi mbarëpopullor. Ka mjaft shembu në Evropë për votimin e kësaj moshe. Austria, e cila nuk u jep të drejtën e votës 16-vjeçarëve vetëm në rastet kur bëhen votime për Parlamentin Europian, në Gjermani 16-17 vjeçarët votojnë në katër lande jo në gjithë Gjermaninë, Zvicra e njeh të drejtën e votës me kantone dhe në zgjedhje parlamentare, Bosnje-Hercegovina votën e 16-vjeçarëve e ka opsion.

Në SHBA është një çështje që shpesh bëhet pjesë e diskutimeve. Është një çështje që ia vlen të diskutohet për sa kohë që zhvillimi i brezit nga brezat ndryshojnë shumë. Unë e shoh shumë të vështirë gjetjen e dakortësisë mes palëve politike për arritjen e ndryshimeve kushtetuese, në kuadrin ligjor zor se arrihet.

Çfarë do të ndryshonte kjo në listat e zgjedhësve dhe sa kohë duhet?
Nëqoftëse do të kishte konsensus, impakti në aspektin teknik nuk është i tillë që mund të vërë në dyshim procesin zgjedhor sepse lista e zgjedhësve gjenerohet brenda një minute. Është produkt informatik. E dyta kërkon aspektin e edukimit. Ka kohë për ta realizuar.

Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print)17.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë