KQZ: Duhet kod zgjedhor për votimet nga jashtë, të përfundojë në vjeshtën e 2023! PS: Të nisim punën! PD-LSI: Diaspora, zonë zgjedhore më vete! Jo votim me postë

TIRANË- Brenda vjeshtës së vitit 2023 duhet të jetë gati procesi për votimin e emigrantëve nga jashtë vendit e për këtë kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi theksoi se duhet dakordësi e plotë e të gjitha palëve politike.

“Partitë politike janë të ftuara për t’u bërë pjesë e procesit për votimin nga jashtë, do të konsultohet që në fillim drafti me të gjithë, synojmë ta përfundojmë jo më vonë se vjeshta që vjen”, tha Celibashi.

Në Konferencën Kombëtare “Votimi nga jashtë, koha është tani”, Celibashi shtoi se do të duhet të miratohet një kod zgjedhor vetëm për votimin nga jashtë, teksa në të njëjtën pikë është bashkuar edhe PD-LSI. Përfaqësuesi i PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi  tha se diaspora duhet të jetë një zonë zgjedhore më vete që të ketë përfaqësuesit e tyre në parlament.

"Diaspora duhet të jetë një zonë zgjedhore e posaçme, përfaqësuesit e tyre duhet të jenë në parlament", tha Celibashi.

"Ku do ta japë efektin e saj vota e emigrantëve? Do të krijohet një zonë e re zgjedhore? Pra zona zgjedhore e diasporës apo do të llogaritet në zonë zgjedhore ku zgjedhësi jetonte para se të largohej?’- tha Kryemadhi.

Mirëpo, të dy palët treguan edhe skepticizmin për këtë proces. Alibeaj ishte kundër votimit me postë, për shkak se nuk ishte garanci që vota e shqiptarëve jashtë do të manipulohej, teksa për Kryemadhin ishin "patronazhistët nëpër botë".

"Votimi me postë për këdo me mendje të arsyeshme duke parë se ca ka ndodhur në vend është i papranueshëm, standardi i garancisë së mbrojtjes së votës, si është për shqiptarët brenda vendit, duhet të jetë edhe me garancitë e votës së diasporës dhe emigrantëve, ky do të ishte elementi që do të çlironte çdo lloj frike", tha Alibeaj.

"Cila është infrastruktura që ne do të përdorim për këtë gjë? Nëpërmjet E-albania? (A rrezikojmë të na dalin të dhënave personale siç dolën në rastin e patronazhistëve? Do t’i regjistrojnë ambasadat tona, apo do të shkojnë shqiptarët të votojnë në ambasadat tona? Pra, sa i besueshëm është si proces", tha Kryemadhi.

Përgjigjen ua dha deputeti socialist, Pandeli Majko.

"Lidhur me faktin që do kemi patronazhisht, nëse dalin atje, në qafë paçim veten, perëndimi ka një kulturë tjetër, nuk duhet t'i qajmë hallin kalorësin pse i varen këmbët, votat mund të ndryshojnë politikën shqiptare, ta shikojmë njëri tjetrin në sy dhe të kuptojmë se dhe kur u ofruam që të ofronin 7000 aplikantë, partitë politike kishin frikë se dhe këta mund të manipuloheshim, kemi frikë nga njëri tjetrin dhe ua hoqëm të drejtën atyre", tha Majko, teksa tha se "topi" nuk është më në dorën e politikës, por të KQZ-së.

"Një grua ose është shtatzënë, ose nuk është shtatzënë, grua pak shtatzënë nuk ka. Palët politike cfrë kishin për të rënë dakord kanë rënë, tani ato që priten janë aktet nënligjore që duhet t'i bëjë KQZ", tha Majko.

Përtej problematikave të paraqitura nga PD-LSI, përfaqësuesi i PS-së, Sekretari i përgjithshëm, Damian Gjiknuri tha se socialistët janë gati të nisin nga puna. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:33
Vota e emigrantëve, Kryemadhi: Frikë nga patronazhistët! Majko: Nëse dalin atje, në qafë paçim veten! Topi te KQZ

1653383116_alibeaj.jpg

Duke u ndalur të vota e emigrantëve, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shprehu frikën e daljes së të dhënave të emigrantëve,

"Cila është infrastruktura që ne do të përdorim për këtë gjë? Nëpërmjet E-albania? (A rrezikojmë të na dalin të dhënave personale siç dolën në rastin e patronazhistëve? Do t’i regjistrojnë ambasadat tona, apo do të shkojnë shqiptarët të votojnë në ambasadat tona? Pra, sa i besueshëm është si proces", tha Kryemadhi.

Pandeli Majko i ktheu përgjigje, teksa tha se tani më "topi" është në dorën e KQZ, jo politikës.

" Një grua ose është shtatzënë, ose nuk është shtatzënë, grua pak shtatzënë nuk ka. Palët politike çfarë kishin për të rënë dakord kanë rënë, tani ato që priten janë aktet nënligjore që duhet t'i bëjë KQZ", tha Majko.

Përgjigjen ia ktheu edhe Celibashi.

"Do e shohim se ku do jetë topi nga sot e tutje, është e vërtetë që  e gjitha është përgjegjësi e KQZ, por besoj që të gjithë kuptojmë që ka shumë rëndësi se në ca kohe i është vënë ky detyrimin, nëse është bërë vetëm për 6 muaj, përtej çdo dëshire është e pamundur, gjithsesi ca kaloi kaloi. faktet qëndrojnë, tani e tutje publiku dhe ne ndaj njëri tjetrit do të shikojmë se ku jemi të pozicionuar, kemi kohë para, por shpresojmë ta bëjmë me eficencë", tha Celibashi.

 

 

Ora 11:03
Alibeaj: Diaspora të jetë zonë zgjedhore me vete me përfaqësi në parlament! Jo votim me postë

 

Kreu i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj është shprehur se diaspora duhet të jetë një zonë zgjedhore më vete, me përfaqësi të tyre në parlament, teksa shtoi se ishte kundër votimit me postë.

"Shumica e shqiptarëve nuk ndodhen në vend, janë larguar, Kushtetuta ua garanton shtetasve të drejtën e votës, qëndrimi ynë është i thjeshtë dhe i kuptueshëm, bazohet në 3 pi ka kryesore, po diaspora duhet të votojë, madje duhet të votojë duke pasur të drejtën e përfaqësimit drejtpërdrejtë të identifikuar, diaspora duhet të jetë një zonë zgjedhore e posaçme, përfaqësuesit e tyre duhet të jenë në parlament, votimi me postë për këdo mëndje të arsyeshme duke parë se ca ka ndodhur është i papranueshëm, standardi i garancisë së mbrojtjes së votës, si është për shqiptarët brenda vendit, duhet të jetë edhe me garancitë e votës së diasporës dhe emigrantëve, ky do të ishte elementi që do të çlironte çdo lloj frike, që me votën e diasporës, që është jo vetëm larg syve, por edhe larg zemrës të mos kishte lojëra politike. Një barrë e rëndë, që do ishte instrumenti i bie dhe KQZ, teknologjia ka ecur dhe ka avancuar dhe ka një eksperiencë të mirë ato element garantistë", tha Alibeaj.

Ora 11:00
Çështja e votës së emigrantëve, Kryemadhi: KQZ duhet të garantojë fshehtësinë e votuesve

 

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi në fjalën e tij në tryezën e organizuar nga KQZ për votën e emigrantëve u shpreh se ato si subjekt politik kanë ngritur tre çështje.

‘LSI ka qenë pro gjithmonë, do rriste lidhjen mes diasporës dhe vendit tonë. Është diskutuar edhe në këshillin politik i ndërtuar mes PS, PD dhe LSI. Ne si subjekt politik kemi 3 çështje kryesore, regjistrimi i shtetasve me banim të përhershëm jashtë Shqipërisë. Ai së pari duhet të jetë i regjistruar dhe të deklarojë vendbanimin. Sa i besueshëm është si proces? Si do të stimulojmë që shtetasit shqiptarë të regjistrohen?

Çështja e dytë: mënyra e votimit. Vota e votuesve nga jashtë vendit duhet të garantohet fshehtësia nga KQZ. Kjo është edhe një nga garancitë për të pasur një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

Çështja e tretë: ku do ta japë efektin e saj vota e emigrantëve? Do të krijohet një zonë e re zgjedhore? Pra zona zgjedhore e diasporës apo do të llogaritet në zonë zgjedhore ku zgjedhësi jetonte para se të largohej?’- tha Kryemadhi.

 

Ora 10:56
Vota e emigrantëve, PS: Zgjidhjet ekzistojnë, është momenti të nisim punën për Reformën Zgjedhore

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri në fjalën e tij në tryezën e organizuar për votën e emigrantëve, u shpreh se zgjidhjet janë të mundshme. Gjiknuri bëri thirrje që të niset puna për Reformën Zgjedhore.

‘Ne arritëm që të sanksionojmë një të drejtë që nuk mendonim se do të arrihej, për shkak të paragjykimeve që kishim. KQZ është i pajisur me bazën ligjore për të eksploruar mënyrat sesi të arrihet vota e emigrantëve. Vullneti është shprehur aty, jam i bindur që të gjitha palët janë dakord që vota e diasporës të bëhet e mundur, kemi kohë deri në zgjedhjet parlamentare. Zgjidhjet ekzistojnë, janë të parashikuara sepse tashmë kemi një regjistër që regjistron edhe qytetarët që janë jashtë vendit, nuk do të jenë në listat e zgjedhësve që votojnë në Shqipëri po  në një listë të veçantë.

Jashtë këtij procesi edhe mund të dalin probleme dhe shpresoj që me nisjen e punës së komisionit për reformën zgjedhore KQZ të jetë një shtysë. Është momenti të nisim punën për reformën zgjedhore, përfitoj nga momenti për ti kërkuar edhe partive politike të vijnë të punojmë në atë komision. Jemi të gatshëm të marrim pjesë dhe pas 3 vjetësh  drejta e votës për emigrantët.’- u shpreh Gjiknuri.

Ora 10:52
Kim: Zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira, por jo perfekte! Koha që të votojë diaspora

 

Në fjalën e saj në Konferencën Kombëtare “Votimi nga jashtë, koha është tani”, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Yuri ka deklaruar se SHBA do të vazhdojë të mbështesë reformat në Shqipëri. Ajo tha se zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira por perfekte.

“Jam shumë e kënaqur që jam sot këtu. Duke pasur parasysh kontributet e shqiptarëve është vërtet koha e duhur të merren hapat e nevojshëm në mënyrë që të ushtrohet kjo e drejtë. Mënyra të lira dhe të drejta për të zgjedhur udhëheqësit që na përfaqësojnë. Zgjedhjet parlamentari të 2021 ishin të rëndësishme. SHBA mirëpret mundësi si kjo e sotmja, përfshirë mungesën e deri më tani të drejtën e diasporës për të votuar. Ne nxisim fuqimisht këtë. Dua t’ju lë me mendimin se si të rindërtonin besimin. Kur zhvillojmë gjedhe të lira dhe të ndershme kur respektojmë institucionet tona ky është argumenti më i fuqishëm në favor të demokracisë. Sa më demokratik të bëhemi aq më të fortë jemi, SHBA do të mbështesin fuqishëm reformat qoftë ato zgjedhore dhe reformat ne drejtësi”, tha Kim.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/05/2022 00:39

    /DENIS/,100 % dakord me ju.Amerika votimin e ka te alternuar,me poste,por dhe me prezence fizike,bile ofron dhe votim te parakohshem,por Alibeaj kujton se te gjithe emigrantet do te marrin mundimin dhe do t'i hipin gomarit dhe do t'ia mbajne per ne Shqiperi qe te votojne pykat e politikes.Ne vend te propozimit per nje zone me vete per emigrantet,perse nuk propozon qe votat me poste te emigranteve te dergohen direkt ne KQZ per te evituar cdo problem,apo dyshim?

    Përgjigju
  • Denis: 24/05/2022 22:50

    Ky Alibeaj qenka tamam i rekrutuar komunist. Neper Evrope dhe Ameriken e Veriut votohet me poste. Ky nuk na dashka. Si duket paska nje detyre te re per te minuar votimin nga jashte. PS te thoje qe jemi gati, ndersa ky maskarai te thote sduam poste. Me kaq ska ku te veje korrupsioni politik. O pyke ne diell qe ke dhe patente juristi. Eshte e drejte kushtetuese dhe shteti permes KQZ ka per detyre te siguroje procesin e votimin. Plehra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori