Votimi i 'Vettingut', Balluku mungesa e vetme nga PS, 3 deputetët që 'tradhtuan' Bashën dhe 'përçarja' e vogël e LSI! Kush janë 14 mbështetësit e Berishës që ikën nga salla

Votimi i 'Vettingut', Balluku mungesa e vetme nga PS, 3 deputetët që 'tradhtuan' Bashën dhe 'përçarja' e vogël e LSI! Kush janë 14 mbështetësit e Berishës që ikën nga salla

Kuvendi dhe dokumenti i votimit

118 deputetë, 73 të Partisë Socialiste, 41 të Partisë Demokratike dhe aleatët, 3 të Partisë Socialdemokrate dhe 1 'rebel' i LSI dhanë votën pro dje për të zgjatur afatet e shkallës së parë të procesit të vettingut deri më 31 dhjetor 2024.

Sipas pasqyrës së procesit të votimit botuar sot nga Kuvendi del qartë se janë Sali Berisha dhe 14 deputetë të tij që nuk morën pjesë në votim, ndërsa nuk kanë qenë të pranishëm në sallë nga Partia Demokratike e Lulzim Bashës deputetët Flutura Açka, Tomor Alizoti dhe ish-kreu i Grupit Parlamentar Alfred Rushaj.

Mungesa e vetme nga mazhoranca, e votave pro ndryshimeve kushtetuese është ajo e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cila nuk ka marrë pjesë në votim, ndërkohë që në votimet për vendimet e tjera të rendit të ditës ka marrë pjesë.

Lëvizja Socialiste për Integrim pati një 'përçarje' të vogël, teksa Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho abstenuan ndërkohë që 'rebeli' Agron Çela dha votë pro ndryshimeve kushtetuese.

14 deputetët e Komisionit të Rithemelimit që nuk morën pjesë në votim janë: Sali Berisha; Tritan Shehu; Luçiano Boçi; Agron Shehaj; Flamur Noka; Albana Vokshi; Sali Berisha; Edmond Spaho; Belind Këlliçi; Bujar Leskaj; Edi Paloka; Oerd Bylykbashi; Luan Baci; Sorina Koti. Ndërkohë që nga mbështetëset e Berishës që mori pjesë në votim dhe iu bashkua 3 abstenimeve të LSI ishte Emilia Koliqi. Pra grupi i Berishës përbëhet nga 15 ligjvënës. 

Vettingu kaloi dje me 118 votat pro pas thirrjeve të shumta të faktorit ndërkombëtar. Socialistët u ndihmuan nga votat e deputetëve të Partisë Demokratike të cilët kushtëzuan kartonin jeshil me ngritjen e 2 komisioneve të Posaçme Parlamentare, atë për Reformën Zgjedhore dhe atë për Reformën Administrativo-Territoriale, për të cilat PD ka kërkuar edhe ndryshime kushtetuese. Komisionet e reja u votuan respektivisht me 120 dhe 119 vota pro. Edhe aleatët  e vegjël të djathtë respektuan vendimin e partisë që udhëheq opozitën, duke bashkuar votat pro. 

(Klikoni këtu për të lexuar si kanë votuar deputetët)

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën