Votimi për anëtarësimin e Kosovës
në INTERPOL shtyhet edhe për një vit

Votimi për anëtarësimin e Kosovës<br />në INTERPOL shtyhet edhe për një vit
Votimi për anëtarësimin e Kosovës në Interpol pritet të shtyhet edhe për këtë vit. Ministri i Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj ka thënë se disa shtete partnere të Kosovës kanë kërkuar, që të shtyhet votimi edhe për një vit, deri në Asamblenë e Përgjithshme të vitit të ardhshëm, shkruan sot “Koha Ditore”.
 
“Ka mundësi për shtyrje të votimit për vitin e ardhshëm. Është kërkuar nga vendet të cilat e mbështesin Kosovën që votimi të shtyhet.
 
Por këto informacione nuk janë zyrtare ende dhe për këtë gjë do të dihet zyrtarisht para mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit”, ka deklaruar Demaj.
 
Megjithëse arsyet nuk janë të qarta, ministri Demaj mohon që edhe nëse një gjë e tillë ndodh, kjo bëhet për shkak të mungesës së votave.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur