Votoi kundër ndryshimeve në qeveri, sqaron Mimi Kodheli për Report Tv: Ishte lapsus, ngatërrova dekretin e Presidentit

Votoi kundër ndryshimeve në qeveri, sqaron Mimi Kodheli për Report Tv: Ishte lapsus, ngatërrova dekretin e Presidentit

Deputetja socialiste Mimi Kodheli e ka cilësuar si lapsus votimin kundër emërimeve të reja në qeveri.

Në bazë të fletës së votimit rezulton se Kodheli ka votuar kundër Bledi Çuçit dhe Milva Ekonomit, por deputetja socialiste ka folur për Report Tv ku thotë se kjo ishte një lapsus dhe se është ngatërruar me dekretet.

“Ka qenë lapsus. Ishte dekret presidenti dhe nuk e kam parë që ishte për ministrat. Për të dy personat do kisha ngritur të dyja duart për detyrën që morëm. Milvën madje e kam shoqe fëmijërie”, tha Kodheli.

Gjatë seancës së sotme në Kuvend u votuan edhe emërimet e dy ministrave të rinj, Bledi Çuçi në krye të Ministrisë së Brendshme dhe Milva Ekonomi në krye të Ministrisë së Bujqësisë. Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi u votuan me 97 voto pro dhe 4 kundër. Emrat e deputetëve në parlament që votuan kundër janë Adriatik Alimadhi, Korab Lita , Zef Shtjefni dhe Mimi Kodheli, e cila sqaroi më pas se ishte thjeshtë një lapsus.

Votimi ne Kuvend

I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë