Votoi Messin si lojtarin më të mirë, Alaba reagon pas kritikave: Benzema e di sa shumë e vlerësoj
Alaba në 'dyluftim' me Messin
Lionel Messi u shpall futbollisti më i mirë sipas FIFA-s për vitin kalendarik 2022. Në bazë të votave nga kapitenët dhe trajnerët e kombëtareve, si edhe përfaqësues të mediave nga çdo shtet, Messi la pas Mbappe dhe Benzema.
Në lidhje me votimin, kritika të shumta u drejtuan në adresë të David Alabës, mbrojtësit të Real Madrid dhe kapitenit të Austrisë. Mëngjarashi votoi Messin të parin, duke lënë pas shokun e ekipit, Karim Benzema. Në një reagim pas çmimeve, Alaba tregon se kombëtarja e Austrisë voton si ekip dhe ai ka një admirim të veçantë për Benzema.
"Në lidhje me çmimin më të mirë të FIFA-s. Kombëtarja austriake e voton këtë çmim si ekip, jo vetëm unë. Të gjithë në mbledhjen e ekipit mund të votojnë dhe kështu vendoset. Të gjithë e dinë, veçanërisht Karimi, se sa shumë e admiroj atë dhe performancat e tij dhe e kam thënë shpesh se për mua ai është sulmuesi më i mirë në botë, dhe kështu është ende. Pa dyshim”, shkroi Alaba.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ndryshe nga biznesi i vogël profesionet e lira do të tatohen, si ju duket?
-
E drejtë
47.5%
-
E gabuar
44.9%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 1712
Lajme të tjera
-
Rezultatet e Kombëtares, FIFA shpërblen kuqezinjtë e Sylvinho-s! Kosova humb dy pozicione
21 Shtator, 10:44
-
FIFA dhe Arsene Wenger nisin një revolucion! Pozicioni jashtë loje s'do jetë më siç e njohim
15 Shtator, 14:15
-
Kandidatët për çmimin The Best, FIFA tregon futbollistët dhe trajnerët që synojnë trofeun! Mungon Ronaldo
14 Shtator, 18:42
-
FIFA merr shembullin e Brazilit, pezullohen 11 futbollistë për trukime të ndeshjeve
13 Shtator, 17:02
-
Lionel Messi në stol, Argjentina e përshëndet me tre gola në 3 mijë metra lartësi! Brazili të bën 'me zemër' (GOLAT)
13 Shtator, 13:46
-
VIDEO/ Përplasja Lautaro - Messi në fushë, 'Pleshti' përfundon në tokë! Tifozët: Martinez nuk është argjentinas
9 Shtator, 17:01
-
VIDEO/ Neymar futet në histori, sulmuesi thyen rekordin e Pele! Brazili 'show' ndaj Bolivisë
9 Shtator, 10:54
-
116 milionë euro të hedhura në kosh, Lionel Messi driblon turpshëm yllin e ri të Chelsea (VIDEO)
8 Shtator, 14:14
-
Nedim Bajrami nga Tetova që refuzoi Zvicrën për Kombëtaren! Peripecia me FIFA-n dhe vendimi i CAS-it në Lozanë
8 Shtator, 12:25
-
VIDEO/ Lionel Messi s'njeh moshë, sulmuesi 'kirurgjikal' nga goditja e dënimit te Argjentina
8 Shtator, 10:29
-
Cristiano Ronaldo: Kushdo që më do mua, nuk ka nevojë të urrejë Messin
7 Shtator, 16:11
-
‘Topi i Artë’/ ‘France Football’ publikoi 30 kandidatët, Messi dhe Haaland favoritë! Detajet e trofeut
7 Shtator, 15:56