Kryetari i FRD-së Bamir Topi pasi ka hedhur votën e tij në qendrën e votimit në shkollën Servete Maçi është shprehur se pavarësisht zhgënjimeve nuk duhet të mendojnë për asnjë çast se vota nuk vlen.
“Askush pavarësisht ku jetojmë ne, pavarësisht nga zhgënjimet e jetës nuk duhet të mendojë që vota e tij nuk vlen. Vlen edhe në momente zhgënjimi, kështu që unë iu bëj thirrje të votojnë me qetësi se në gjithmonë i bëjmë thirrje qytetarëve, por edhe ato nëpër komisione kanë një përgjegjësi që është përgjegjësi ligjore.
Kështu që i bëj thirrje që të kontribuojnë për ti dhënë këtij vendi stabilitet, qetësi. Tek e fundit zgjedhjet vendore për mua janë zgjedhjet që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me interesin e qytetarit,”-është shprehur Topi. Ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
/Shqiptarja.com

VIDEO