Voton Halim Kosova: Nuk më
shtyni dot të bëj komente politike

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova ka hedhur votën e tij në qendrën e votimit të ngritur në njësinë numër 5, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. 

"Këtu kam votuar gjithë jetën sepse këtu banoj. Mund të jetë një koincidence e bukur edhe për profesionin tim që e kam ushtruar me dëshirë gjithë jetën”, - u shpreh Kosova. 

Mes batutash me gazetarët Kosova ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në votime dhe të ushtrojnë në këtë mënyrë pushtetin e tyre.

“Përfitoj nga rasti të them që për Tiranën sot është një ditë e mbarë.

Ftoj banorët e Tiranës të respektojnë standardet, të ushtrojnë pushtetin e votës dhe të bëjnë demokraci nëpërmjet votimin masiv.

Këto nuk janë zgjedhje politike, këto janë zgjedhje për qytetin dhe e dinë qytetarët se cila është më e mirë për ta, nuk më shtyni dot të bej asnjë koment”, përfundoi ai.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A