Voton kandidati për kryeministër
Haradinaj: Sot vendoset për 4 vite

Voton kandidati për kryeministër<br />Haradinaj: Sot vendoset për 4 vite
PRISHTINE- E ndërsa në Kosovë vijon normalisht procesi zgjedhor, i pari që ka votuar nga kandidatët për kryeministër ka qenë Ramush Haradinaj.
 
Haradinaj ka votuar në orën 09:00 në shkollën e mesme të mjekësisë “Dr. Ali Sokoli” në Prishtinë.
 
Sapo votova. I bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të votojnë. Vota ka rëndësi, dhe se ky vendim i sotëm e ka peshën katër vite. Pra i ftoj ta shfrytëzojnë të drejtën e votimit”, ka thënë Haradinaj.
 
Bashkë me Haradinajn ishte edhe bashkëshortja e tij, Anita Haradinaj e cila sikurse bashkëshorti i saj edhe ajo iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që të dalin dhe të votojnë.
 
Haradinaj është i nominuri i koalicionit PDK-AAK-NISMA për kryeministër, ndersa perballe ka Avdullah Hotin dhe Albin Kurtin.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Si sot e 33 vite më parë aty ishin 20 mijë prej nesh!

Si sot e 33 vite më parë aty ishin 20 mijë prej nesh!