Kandidati i koalicionit ASHE për Bashkinë më të madhe në vend atë të Tiranës, Erion Veliaj ka hedhur votën e tij në qendrën e votimit në shkollën Fan Noli.
Veliaj ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe në një prononcim për mediat ai falenderoi për punën e tyre komisionerët pavarësisht bindjeve politike.
“Dua të falenderoj komisionerët pavarësisht bindjeve politike, pasi ky është një akt vullnetarie që janë çuar që pa gdhirë dhe që do ta gdhijnë.”
Në qendrën ku Veliaj votoi procesi vijoi i qetë dhe mjaft eficient.
Gjithashtu Erion Veliaj ka përshëndetur të gjithë personat që votojnë për herë të parë duke i cilësuar si aksionerë të qytetit.
Veliaj ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë dhe ta çojnë qytetin në atë drejtim që duhet.
Sipas tij dita e zgjedhjeve është një ditë feste për demokracinë si dhe që pas mbylljes së zgjedhjeve Tirana do të gdhihet siç e meriton.
Fjala e plotë e kandidatit të ASHE për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj
“Së pari, dua të falënderoj të gjithë komisionerët, pavarësisht forcave politike. Është një akt qytetarie kur dikush vullnetarizohet dhe shërben në këtë funksion. Ndaj, ju falenderoj me gjithë zemër. Dua të përshëndes të gjithë ata që votojnë për herë të parë, është diçka shumë e bukur sepse bëhen aksionerë të demokracisë, kjo është një festë e demokracisë. Dua të bëj një përshëndetje të veçantë për të gjithë ata që kanë mbushur moshën 18 vjeç: Mirëserdhët si aksionerë të qytetit dhe të vendit tonë.
Dua gjithashtu, që t’i bëj thirrje të gjithë qytetarëve që është shumë e rëndësishme që të votojmë. Ne ankohemi, shqetësohemi, por në fund fare ka rëndësi mënyra se si e shprehim atë që mendojmë, çfarë drejtimi duam t’i japim qytetit, çfarë drejtimi duam t’i japim vendit. Besoj se është një mundësi fantastike për të treguar se në cilin drejtim duam t’i çojmë gjërat, për t’i dhënë një mesazh politikës nëse duam një politikë që flet për gjëra konkrete apo një politikë që merret me sharje dhe me familjet.
Unë besoj se ç’është thënë në këtë fushatë meriton të vlerësohet dhe qytetarët të na japin me votën e tyre masive opinionin e tyre mbi drejtimin që duan ta çojnë vendin. Dua t’ju kujtoj se 4 vite më përpara rezultati u nda për 10 vota. Kjo do të thotë se çdo votë vlen dhe skeptiku dhe ciniku më i madh duhet të kuptojë që çdo votë vlen. Ndaj kjo është një festë e demokracisë dhe duhet të shkojmë si në festë dhe të sigurohemi që të kemi masivitet dhe pastaj ta lexojmë me transparencë atë rezultat dhe t’i futemi punës për të bërë gjërat e duhura.”
/Shqiptarja.com

FOTO