Ku i gjeti Berisha listat e votuesve? Gjana për Report Tv: Askush s'i ka kërkuar në qendër! Belind Këlliçi: Na i solli Sekretari Organizativ! Jo të gjithë që votojnë sot duan Berishën

Referendumi i thirrur nga Sali Berisha për të shkarkuar Lulzim Bashën, po shoqërohet  me një problematikë për listat. Askush nuk e di se ku i ka marrë listat e anëtarësisë grupi i Berishës që ka thirrur njerëzit të votojnë,. Në një prononcim për Report Tv, kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana, konfirmon se zyrtarisht në Selinë e Partisë Demokratike askush nuk ka marrë lista. Sipas tij përsa kohë gjithçka asht organizuar jashtë institucioneve legale te PD, duhen pyetur organizatorët e referendumit për këtë.

Sipas Jemin Gjanës listat janë në sistem të PD, i ka vetëm Sekretari Organizativ në PD, siç iështë nënvizuar në zgjedhjet e kaluara. Kryetari i Komisionit Zgjedhor në Report Tv nënvizon se në zgjedhjet e fundit, kandidatët që kërkuan listat morën IT të tyre për t'i parë, i printuan i morën dhe i dorëzuan sërish në protokollin e PD.

Për anëtarin e asaj që Berisha e quan Komisioni i Rithemelimit, Belind Këlliçi, nuk është kaq çudi se ku janë gjetur listat e votuesve në referendumin e PD për shkarkimin e Bashës.

"Zyrtarisht në PD lidershipi është i shkarkuar. Kështu që të gjitha listat janë të siguruara nga sekretariati organizativ. Pjesë e Komisionit të Rithemelimit janë edhe Sekretari Organizativ, Ervin Minarolli, si dhe Sekretari për Çështjet Zgjedhore, Ivi kaso", tha ai për mediat pasi votoi në referendum.

I pyetur për rolin e Berishës Këlliçi tha "z. Berisha me eksperiencën e tij politike, e udhëhoqi ai këtë lëvizje përmes 'Foltores'. Që shihet si instrument ndryshimi. Jo të gjithë vijnë këtu prej afeksionit që kanë me Berishën por për ndryshimin".

Ish-kryetari i FRPD e cilësoi një ditë të mrekullueshme këtë të sotmen.

"Sot është një ditë shumë e bukur, rrallë keni parë këtë lloj masiviteti dhe interesi nga anëtarësia e PD për të marrë pjesë në një proces të PD. Është referendumi i parë në 31 vite. Sot mbahet një referendum për ratifikimin e Kuvendit Kombëtar për shkarkimin e ish-kryetarit të partisë tashmë Lulzim Basha.  Do të jeni të impresionuar nga shifrat e pjesëmarrjes. Do të jetë model siç ishte ai i Kuvendit Kombëtar. PD do të ringrihet më e fuqishme, më e fortë dhe më e hapur se kurrë. Beteja jonë është vetëm  me Edi Ramën. Dita do të shkojë me qetësi absolute.  Ju keni parë demokratë që kanë ardhur me tesera të vitit", tha ndër të tjera Këlliçi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:39
Si po votohet në referendumin e Berishës? Jemin Gjana për Report Tv: Listat e anëtarësisë janë vetëm në qendër, zyrtarisht askush si ka kërkuar

1623612697_gjana.jpg

Referendumi i thirrur nga Sali Berisha për të shkarkuar Lulzim Bashën, teksa ka një orë e 30 minuta që ka filluar, po bëhet me një kakofoni për listat. Askush nuk e di se ku i ka marrë listat e anëtarësisë grupi i Berishës që ka thirrur njerëzit të votojnë,.

Në një prononcim për Report Tv, kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana, konfirmon se zyrtarisht në Selinë e Partisë Demokratike askush nuk ka marrë lista. Sipas tij përsa kohë gjithçka asht organizuar jashtë institucioneve legale te PD, duhen pyetur organizatorët e referendumit për këtë.

Sipas Jemin Gjanës listat janë në sistem të PD, i ka vetëm Sekretari Organizativ në PD, siç iështë nënvizuar në zgjedhjet e kaluara. Kryetari i Komisionit Zgjedhor në Report Tv nënvizon se në zgjedhjet e fundit, kandidatët që kërkuan listat morën IT të tyre për t'i parë, i printuan i morën dhe i dorëzuan sërish në protokollin e PD.

Edhe degëve kur bëhen zgjedhje për kryetar degësh, i jepen nga sistemi vetëm për këto procese.  Pra zyrtarisht PD nuk ka ofruar asnjë sistem listash, të cilin e ka vetëm PD zyrtare). Nuk dihet nga i kanë marrë listat për këë votim.

K.T./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja