Deputeti i Partisë Demokratike Sali Berisha ka votuar i shoqëruar nga bashkëshortja e tij në qendrën e votimit të ngritur në liceun artistik. Ndonëse ka përshëndetur qytetarët dhe ka nxitur për pjesëmarrje në votime ndonëse sipas Berishës këto janë zgjedhje janë të plagosura.

“Këto zgjedhje po zhvillohen në shenjën e mafies dhe krimit nga ana e mazhorancës. Kësaj here ndodhi diçka e paimagjinueshme, transparencës së miqve tanë ndërkombëtarë ju kundërvu krimi qeveritar. Këtë herë zgjedhjet janë të plagosura sepse bashkëqytetarët tanë në disa nga bashkitë e vendit janë të thirrur të votojnë për kandidatë me të shkuar drogën, prostitucionin.

Sot është fjala e qytetarëve dhe ata kanë në dorë të dëgjojnë fjalën e miqve tanë ndërkombëtarë të cilët në interes të jetës së qytetarëve shqiptarë kërkuan largimin me nga lista me emra konkrete të personave të dënuar për drogë e prostitucion shumica e lidhur kokë e këmbë me krimin,”-tha Berisha.

I pyetur rreth vijimit të situatës në Kurbin deputeti i Partisë Demokratike u shpreh: “Sipas mediave atje procesi po shkon si çifteli me një tel. Ka patur hile te paimagjinueshme ndaj tyre  por do të shqyrtohen”,-përfundoi Berisha. 

Sali Berisha

Sali Berisha

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)