GREQI - Që referendumi në Greqi ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës, u pa dhe nga momenti kur kryeministri grek, Aleksis Tsipras, hodhi votën e tij i rrethuar nga kamerat dhe aparatet fotografike të mediave botërore. “Nga sot hapim një rrugë të re për gjithë popujt e Evropës’’, tha Tsipras pas votimit, “sot demokracia mund frikën’’. Por, nëse 9.8 milionë grekët më të drejtë vote do të votonin me shumicë pro paketës së propozuar nga kreditorët, atëherë kjo votë do të çonte në një dorëheqje të mundshme të Tsipras.
 
Në dallim nga kryeministri i cili mori një qëndrim të qartë për votën e sotme, presidenti grek, Prokopis Pavllopullos pas votimit të tij tha se kjo ishte një ditë vetëm e qytetarëve të cilët duhet të vendosin me ndërgjegjen e tyre dhe duke pasur parasysh interesin kombëtar dhe publik.
 
Ish kryeministri grek Andonis Samaras, që si kryeministër i vendit zbatoi shumë prej masave të kursimit të kërkuara nga kreditorët ndërkombëtarë, tha se grekët sot votojnë për fatin e vendit të tyre. “Të votojmë pro për Greqinë, për Evropën’’, - tha Samaras pas votimit.
 
Ish kryeministri tjetër Kostas Karamanlis, gjatë qeverisë së të cilit filloi dhe kriza greke, votoi në orën 08:00 të mëngjesit në Selanik. Pas votimit, Karamanlis nuk dha asnjë deklaratë por votimi i tij u shoqërua me një duartrokitje të ngrohtë nga disa mbështetës.

Gjatë ditëve të fundit para referendumit, kryeministri grek Tsipras dhe ministri i financave, Janis Varufaqis kanë përsëritur disa here se një vote jo në referendum do të lejonte Greqinë të përfitonte kushte më të mira në një marrëveshje me kreditorët ndërkombëtare. Tsipras dhe Varufaqis e kanë përshkruar votën e sotme si një vote krenarie për popullin grek përballë poshtërimit që kreditorët ndërkombëtarë kërkojnë të bëjnë

Cipras: Ditë e gëzueshme, rikthim te demokracia
Kryeministri grek Aleksis Tsipras u shfaq i qeshur para mediave botërore pas votimit në kryeqytetin grek, Athinë. Ai e cilësoi referendumin e sotëm si një ditë të gëzueshme.

cipras

“Shumë,
-tha Tsipras, - mund të injorojnë vullnetin e një qeverie por nuk mund të injorojnë vullnetin e një populli. Jam i sigurt se nga nesër do të hapim një rrugë drejt rikthimit tek vlerat themeluese të demokracisë dhe solidaritetit për të gjithë popujt e Evropës’’.

Tsipras e përshkroi procesin si një akt vendosmërie për të ardhmen e Greqisë dhe Evropës. Gjithashtu kryeministri grek u shfaq optimist për rezultatin e votimit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)