Prokuroria e Tiranës zgjat me një muaj hetimet për zbardhjen e shkakut të vdekjes së Besnik Pudja 36 vjecarit nga Shkoza, i gjetur i vdekur më 7 tetor 2016 në një hambar canabisi në Kollagjer pas malit të Dajtit.
 
Kjo kërkesë e prokurorisë është pranuar dhe afatet e masës arrest me burg janë zgjatur për Halit Dushën, Algers Licin dhe Dritan Buzon persona të cilët kanë patur dijeni për aktivitetin e paligjshëm të Pudjës me canabisin dhe më 7 tetor kanë qenë në hambar së bashku me të.
 
Sipas prokurorisë në dëshminë që Algert Lici ka dhënë në komisariatin 4 ka rrëfyer se Besnik Pudja është vetëvrarë teksa luanin me pistoletë ruletën ruse, lojë në të cilën ka mbetur i plagosur dhe vetë Lici.
 
Prokuroria: Eksperiment në hambar për plagosjen e Licit

Por ky version sipas prokurorisë mbetet i pabesueshëm dhe për të zbardhur me prova dinamikën e ngjarjes së 7 tetor 2016 prokuroria ka kërkuar që të bëhet eksperimenti i plagosjes së Licit me armën e gjetur në dorën e Besnik Pudjas si dhe të vazhdoj ekzaminimi i tabulateve telefonik për 10 persona të përgjuar në lidhje me ngjarjen.

ReportTv siguron vendimin e gjykatës, ja provat që zbardhin krimin
 
ReportTv ka siguruar një kopje të vendimit të gjykatës që i ka dhënë dritën jeshile prokurorisë për kryerjen e eksperimentit në hambarin në Kollagjesh aty ku sipas dëshmive të të arrestuarve vdekja e Pudës ka qenë vetëvrasje.
 
Një tjetër dyshim i prokurorisë i përdorur si provë në gjykatë ka qenë dhe fakti se Algert Lici është paraqitur në komisariat 5 ditë me vonesë nga ngjarja e ndodhur më 7 tetor ndërsa dëshmia e të riut është administruar më 12 tetor 2016.
 
Besnik Pudja u gjet I vdekur më 7 tetor 2016 ndërsa fillimisht prokuroria nisi hetimet për vetëvrasje ndërsa me deklarimet e tre të arrestuarve ngjarja mori një tjetër rrjedhë dhe sot po hetohet për vrasje dhe moskallëzim krimi.