ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 39 vite burg në total dy vëllezërit Leonard dhe Dritan Leka të akuzuar për vrasjen e dyfishtë një vit më parë të nënës dhe motrës së tyre Donika dhe Manjola Leka. Gjykata e Elbasanit dënoi me 25 vite burg autorin kryesor Leonard Leka të akuzuar për vrasje me paramendim si dhe vëllanë e tij Dritan Leka me 14 vite burg për bashkëpunim në krim.
Ngjarja e rëndë ndodhi një vit më parë ky dy vëllezërit ekzekutuan nënën Donika 62 vjec dhe motrën Manjola40 vjec.
Sipas dëshmive të Leonardit grindjet e vazhdueshme dhe konfliktet në familje kanë sjellë krimin me armë zjarri. Pas krimit 25 vjecari Leka u vetëdorëzua në polici. Kurse vëllai i tij i cilësuar bashkëpunëtor në krim u arrestua pak ditë më vonë . Vrasja u krye nën efektin e alkoolit dhë drogës-thanë atëherë burimet e policisë.
Dy viktimat, Donika dhe Manjola Leka, jetonin prej disa vitesh me dy djemtë e familjes, Leonardin dhe Dritanin.
(ns/shqiptarja.com)