Vranë kamerierin për një tavolinë lokali në Elbasan, arrestohet bashkëpunëtori i autorit

Vranë kamerierin për një tavolinë lokali në Elbasan, arrestohet bashkëpunëtori i autorit

Viktima Gazment Kumaraku dhe autori Erjon Llapushi

Bashkëpunëtori i një krimi të rëndë, i cili u regjistrua 4 muaj më parë në një lokal të Elbasanit ku mbeti i vrarë një kamerier është vënë në pranga.

Bëhet fjalë për Luan Dulellari 34-vjeç. Ai ishte aty kur autori makabër i krimit, Erjon Llapushi, kapi nga fyti kamarierin, e kërcënoi me një thikë, e më pas e vrau. Dulellari nuk bëri asnjë lëvizje për të ndaluar shokun e tij apo për të mbrojtur viktimën, por u arratis. 

Për 34-vjecari Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 07.10.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit"

Gazment Kurmaku, 57-vjeç u vra më 2 tetor të 2021 për arsye banale, për një tavolinë që ishte rezervuar. Ai u vra nga Erjon Llapushi, 33 vjeç, një personazh i skeduar për aktivitet kriminal, dhunë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore. Sherri mes tyre, nisi për një tavolinë të rezervuar, ku mësohet se kryekamarieri i ka bërë me dije Llapushit, se ajo ishte e zënë dhe nuk duhej të ulej aty.

Autori Erjon Llapushi është ende në kërkim.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!