Të paktën 5 shtetas shqiptarë janë arrestuar në Itali të akuzuar për vrasjen e dyfishtë të kushërinjve Agron dhe Alban Lleshaj të cilët u ekzekutuan me armë zjarri nëntorin e shkuar në shtetin fqinj.
Të 5 personat mes moshave 25-39 vjeç, mes tyre 3 vellezer u arrestuan në në tri zona të ndryshme ku ishin fshehur pas udhëtimeve të shumta mes Shqipërisë, Italisë veriore dhe Belgjikës me synimin për t'i shpëtuar policisë dhe kanunit.
Vrasja e dyfishtë ka ndodhur rreth orës 23:00 të datës 10 nëntor në Ancona ku rezultoi se ndaj automjetit ku po udhëtonin dy kushërinjte Lleshaj është qëlluar me pistoletë.
Si pasojë e tentativës për t’u shpëtuar plumbave drejtuesi i mjetit ka dalë nga rruga duke sjellë edhe përmbysjen e makinës tip “Polo Volksëagen”.
Albani dhe Agroni njiheshin më herët nga autoritetet italiane si persona me precedentë penale, kryesisht për shpërndarje droge.
Ekzekutimi i kushërinjve shqiptarë me origjinë nga Mirdita në 10 nëntor të 2016-ës, bëri bujë në mediat italiane dhe jo vetëm.
Ndërkohë, gjatë një interviste për mediat shqiptare, familjarët u shprehën se nuk i njihnin vrasësit dhe se asnjëherë nuk pranuan hipotezën e hakmarrjes.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com