Vranësira dhe kthjellime të herëpashershme, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe kthjellime të herëpashershme, parashikimi i motit për sot

Foto ilustruese

Vendi ynë edhe ditën e sotme do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të aktivitetit të një qendre ciklonare pozicionuar mbi Itali me zgjerim drejt një pjese të madhe të Europës. 

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime (diell) me këto të fundit më tepër në pjesën e dytë të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe kryesisht intensitet të ulët.

Megjithatë, në periudha afatshkurtra reshjet lokalisht në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe intensitet deri dhe mesatar. Reshjet me intensitet deri dhe mesatar do të jenë të përqëndruara kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje të territorit. 

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s ndërsa në momentin e zhvillimit të vranësirave si dhe përgjatë vijës bregdetare dhe lugina ajo hera-herës fiton shpejtësi 6-10m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 12 deri 20°C

në zonat e ulëta 12 deri 29°C

në zonat bregdetare 14 deri 29°C

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Frontline’ në Report TV/ Hoxha: Rama gaboi me Xhafën kur e bëri ministër! Muça: Salianji u përdor dy herë! Dhuli: Qirko e Vettingut, motra e Ballukut

‘Frontline’ në Report TV/ Hoxha: Rama gaboi me Xhafën kur e bëri ministër! Muça: Salianji u përdor dy herë! Dhuli: Qirko e Vettingut, motra e Ballukut