'Vrapo për jetën', marshim sensibilizues në rrethe për muajin e tetorit rozë! Mjekët: Kontrollet e hershme shpëtojnë jetën

Gra që kanë luftuar dhe sfiduar jetën u bëne sot zëri i shumë grave te tjera duke dhënë mesazhin e kurajos.

“Edhe unë jam një bashkëvuajtëse e kësaj sëmundjeje. E kam hequr ne vitin 2006. Prandaj, ju lutem dhe ju themi sa më shpejt aq më mirë”, thotë Pranvera Hatia, një nga zonjat që i ka shpëtuar betejës me kancerin e gjirit.

“Dua t’u jap një mesazh të gjithë nënave dhe grave, asgjë nuk është të bëjmë një kontroll në jetën tonë. Sa më në kohë, sa më e hershme sepse në këtë mënyrë mund të shpëtojmë jetën tonë për fëmijët tonë”

“Jam një nga ato gra që luftova dhe e fitova këtë betejë. Ndaj, ju bëj thirrje të gjithë grave, motrave e nënave të shkojnë të bëjnë kontrolle sa më të shpeshta sepse dignostifikimi i hershëm shpëton jetë.”

Me moton “Vrapo për jetën”, kanceri i gjirit mund të parandalohet u zhvilluan aktivitete në Shkodër, Vlorë e Lushnje. Numri i grave të prekura është në rritje, ndaj mesazhi kryesor i mjekëve është kontrolli i hershëm përmes mamografisë.

“Për fat të keq statistikat nuk janë të mira. Kanceri i gjirit është një sëmundje që po shtohet vit pas viti, por ndërkohë favori i kësaj sëmundje është që ajo, nëse diagnostifikohet në stade shumë të hershme herët është një smëundje që mund të kurohet plotësisht e të shpëtohet jetë” , thotë mjekja onkologe Juliana Çuni.

“Është një sëmundje ,por nga ana tjetër është një sëmundje që mund të parandalohet”, thotë një mjeke onkologe e spitalit Rajonal në Shkodër

Gjatë tetorit, që njihet si muaji sensibilizimi për parandalimin e kancerit të  gjirit, ekot dhe mamografiksë kryhen falas në spitale e qendra shëndetësore.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentat në Vlorë/ Dy persona qëllohen me kallashnikov, dërgohen në spital! Autorët djegin makinë në autostradë (VIDEO)

Atentat në Vlorë/ Dy persona qëllohen me kallashnikov, dërgohen në spital! Autorët djegin makinë në autostradë (VIDEO)