MALLAKASTER - “Ishim te dy te dehur dhe nuk durova dot më shakatë e tij, ndaj pasi dola nga lokali mora çiften dhe e vrava”. Kështu është shprehur para uniformave të policisë 32-vjeçari nga Mallakastra Engjëll Hodaj, i cili mbrëmjen e së shtunës ekzekutoi me armë zjarri bashkëfshatarin e tij, Eduard Zotaj dhe plagosi shokun e këtij të fundit.
Ngjarja ndodhi në një lokal në fshatin Romës të Mallakastrës, ndërsa 12 orë pas krimit, autori u vetëdorëzua në Policinë e Fierit.
Vrasja ndodhi pas një sherri banal mes tre personave të cilët ndodheshin në të njëjtin lokal dhe ishin në gjendje të dehur. Pas debateve në lokal, autori, 32-vjeçari Engjëll Hoda është larguar nga lokali për të marrë çiften, e ku ka qëlluar nga jashtë ambienteve të tij.
Eduard Zotaj (ne foto) nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra duke ndërruar jetë në spital, ndërsa Blerim Beqiraj mbeti i plagosur rëndë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Sherr mes 3 të dehurve në lokal, vritet me çifte 21-vjeçari