Vrasësi i kryeministrit serb:
Ballistin e pret ‘kryqëzimi’
Milorad Luković ‘Legija’ nga burgu ku po vuan dënimin për vrasjen e ish-kryeministrit Zoran Xhinxhiç ka kërcënuar Ismail Morinën nëse do të ekstradohet në Beograd për t’u gjykuar për dronin që ngriti para tre vitesh.
SERBI-Milorad Luković ‘Legija’ nga burgu ku po vuan dënimin për vrasjen e ish-kryeministrit Zoran Xhinxhiç ka kërcënuar Ismail Morinën nëse do të ekstradohet në Beograd për t’u gjykuar për dronin që ngriti para tre vitesh.
“Huliganin shqiptar e pret “kryqëzimi i përgjakshëm”, ‘Legija’ po përgatit mirëpritjen e Morinës!” shkruan gazeta serbe ‘Alo’.
Anëtari i klanit famëkeq të Zemunit, Milorad Luković sipsa gazetës serbe “Alo” është shprehur se po përgatit bordin e mirëpritjes në një “dush të ajrosur” për ‘Ballistin’ nëse do të ekstradohet në burgjet serbe.
Aktualisht Ismail Morina ndodhet në burg në Kroaci në pritje të vendimit të Gjykatës së Lartë për ekstradimin, pasi gjykata e Shkallës së Parë vendosi pro.
Por Ballisti beson se Gjykata e Lartë do ta rrëzojë, ndërsa shpresa e fundit është ministri i Drejtësisë së Kroacisë.
Shteti shqiptar, FSHF dhe familja Morina kërkojnë që të bllokohet ekstradimi, pasi në Serbi Ballistit do i rrezikohej jeta.
Ndërsa deklarata e fundit e huliganit është një tjetër fakt, se Ismail Morinës në Serbi do i rrezikohej seriozisht jeta.
Ismail Morina u ndalua para rreth dy muajsh në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë, teksa po tentonte që të kalonte për në Itali.
Pas verifikimeve rezultoi se ishte në kërkim nga Serbia duke sjellë edhe arrestimin e tij dhe nisjen e proceseve gjyqësore, ndërsa Morina ka nisur edhe një tjetër proces për bllokimin e ekstradimit, që është azili politik.
Vëllai Ballistit:Kërcënime ironike nga kriminelë serbëPas lajmit të bujshëm se vrasësi i ish kryeministrit serb, Milorad Luković ka kërcënuar Ismali Morinën duke thënë se e pret kryqëzimi ka reaguar edhe vëllai i Ballistit, Xhevahir Morina.
Ai shprehet se ky është një kërcënim ironik nga kriminelët serb dhe se po kërcënohet pikërisht nga ata që u bënë të famshëm duke vrarë gra dhe fëmijë.
Faksimile e lajmit te gazeta serbe "Alo"dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.8%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 3725
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kreshnik Spahiu: Unë isha atje, kur votuan 500 emigrantë të dehur, në mënyrë kolektive dhe të ‘detyruar’…
15 Janar, 10:54
-
VIDEO/ Pesë ndeshje pa fitore, Chelsea vetëm 2-2 ndaj Bournemouth
15 Janar, 10:54
-
Kosovë/ Vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria Themelore ngre aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe 3 personave të tjerë
15 Janar, 10:53
-
VIDEO/ Nottingham ekipi i momentit, barazon 1-1 kundër Liverpool
15 Janar, 10:52
-
VIDEO/ Man. City gabon në udhëtim, Brentford e barazon 2-2 në fund
15 Janar, 10:51
-
GOLAT/ Manchester City ndalet 2-2 në fund, barazime me gola edhe për Liverpool e Chelsea
15 Janar, 10:48
-
Tiranë/ 81 vjeçari u gjet i pajetë në oborrin e banesës në Zall Bastar, dyshohet se është vrarë! Ekspertiza: Ka dëmtime në kokë shkaktuar nga sende të forta (EMRI)
15 Janar, 10:41
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Ëndërr në papafingo’, shfaqje në teatrin ‘Skampa’, Elbasan! ‘Mbi miqësinë’ vjen në ‘Metropol’
15 Janar, 10:37
-
Kupa e Botës/ Lara Colturi grumbullon pikë të tjera për Shqipërinë, renditet e 13-ta në Austri
15 Janar, 10:25
-
Edison Ypi: Lutje të ftuarit në studio
15 Janar, 10:17
-
Kosovë/ Sveçla: Janë mbyllur institucione paralele serbe në 10 komuna
15 Janar, 10:08
-
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai paraqitet në SPAK! Report Tv zbulon kallëzimin e bërë ndaj tij për korrupsion, fshehje pasurie dhe shkelje barazie në tendera
15 Janar, 10:07