TIRANE- Kërcënohet nga burgu 302 deputeti i Partisë Socialiste Sadri Abazi. Lajmi konfirmohet nga burime pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë, sipas të cilave hetimi ka ardhur pas referimit të materialeve nga Komisariati Numër 3, i cili ishte vënë në lëvizje pas hetimeve që kishin më parë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
 
“A1 Report” ka kërkuar një reagim të vetë deputetit, por ky i fundit ka mohuar të ketë marrë kërcënime, por vetëm mesazhe urimi këto ditë.
 
Nuk dihen arsyet e mohimit të këtij lajmi nga deputeti Abazi, ndërsa i njëjti burim i prokurorisë tha për “A1 Report” se kërcënimi ishte bërë nga një kabinë telefoni brenda burgut të sigurisë së lartë numër 302 në Tiranë.
 
Prokuroria ka identifikuar edhe kërcënuesin Altin Piroli, i cili ndodhet në qeli prej momentit të vrasjes së dy vëllezërve Gentian dhe Andrea Cara në Kurbin. Ngjarja ka ndodhur marsin e këtij të viti. Ende janë të paqarta rrethanat apo motivi i kërcënimit, ndërsa Piroli njihet për luhatjet mendore, madje disa herë ka deklaruar edhe se është Jezu Krishti.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)