Vrasja 18-vjeçares në Kosovë një krim i paralajmëruar, autori kishte dhunuar edhe ish-të dashurën dhe goditur me thikë familjarin e saj

Vrasja 18-vjeçares në Kosovë një krim i paralajmëruar, autori kishte dhunuar edhe ish-të dashurën dhe goditur me thikë familjarin e saj

Dardan Krivaqa

KOSOVË- Dardan Krivaqa, 29-vjeçari që vrau në mënyrë brutale bashkëjetuesen e tij, Marigona Osmanin  është një person i njohur për drejtësinë kosovare. Referuar mediave kosovare, Krivaqa rezulton autori i 122 veprave kriminale. Përkatësisht, ai rezulton autori i 11 rasteve të grabitjes, 105 rasteve të vjedhjes, ku 12 prej tyre janë pranuar nga 29-vjeçari dhe 5 lëndime trupore.

Rasti i dhunimit të Marigona Osmanit, si duket nuk ka qenë i pari për 29-vjeçarin. Referuar medias ‘Grazeta’, ai në vitin 2017 ka ushtruar dhunë edhe ndaj ish-të dashurës së tij. Sakaq, në 10 qershor të vitit 2017 ai ka sulmuar me thikë një familjar të ish të dashurës, sepse ai kishte tentuar ta largonte nga dhuna të afërmen e tij. Lidhur me këtë rast, policia ka hetuar ndaj Krivaqës për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Mësohet se 29-vjeçari, në fund të vitit 2020 ka lënduar me thikë një efektiv policie të identifikuar si Z.H. Polici kishte vënë re se Krivaqa ishte duke konsumuar lëndë narkotike së bashku me 2 persona. 29-vjeçari e kishte lënduar policin me thikë në qafë, ndërsa për këtë vepër ishte dënuar me 180 burgim ku janë llogaritur edhe ditët e kaluara në paraburgim.

Vrasja e Marigona Osmanit ka tronditur opinion publik në mbarë vendin, teksa dy ditë më parë iu dha lamtumira e fundit. 18-vjeçarja nga Ferizaj i Kosovës u dhunua nga bashkëjetuesi Dardan Krivaqa. Referuar raportit paraprak mjekoligjor, dyshohet se 18-vjeçarja është dhunuar për dy ditë rresht, duke pësuar politraumë, thyerje të gjymtyrëve. Ndërsa dyshohet se Dardan Krivaqa së bashku me shokun e tij, Arbër Sejdiun, e lanë të vdekur në derën e spitalit 24 orë pasi e vranë.

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë, Dardan Krivaqën i cili ishte arratisur pas ngjarjes, ndërsa shoku i tij ra në pranga ditën që lanë në spital të vdekur Marigona Osmanin. Të dy të rinjve aktualisht iu është dhënë masa 1 muaj paraburgim.

Në një prononcim për Report Tv, babai i të ndjerës është shprehur se Marigona Osmani kishte dy muaj që jetonte me Dardan Krivaqën, ndërsa ai nuk e dinte që 29-vjeçari kishte të shkuar kriminale. Me dhimbjen e madhe ai ka thënë se vdekjen e vajzës e mori vesh nëpërmjet rrjeteve sociale dhe më pas kishte shkuar për të identifikuar trupin e pajetë të të resë, që u gjet në derën e spitalit në Ferizaj.

Vrasja e 18-vjeçares solli protesta nga të rinjtë, të cilët u mblodhën dje në qendër të qytetit në shenjë revolte kundër dhunës. Sakaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i pranishëm në ceremoninë mortore të Osmanit ka kërkuar që drejtësia të vihet në vend dhe autori i ngjarjes të marrë dënimin e merituar.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv