Vrasja, Arabia Saudite ndërpret
 marrëdhëniet diplomatike me Iranin

Vrasja, Arabia Saudite ndërpret<br /> marrëdhëniet diplomatike me Iranin
Mërrëdhëniet mes Arabisë Saudite dhe Iranit janë futur në një fazë të nxehtë, pas vrasjes së sheikut sheit Nimr al-Nimr, i akuzuar për terrorizëm. Arabia Saudite ka kërkuar largimin e diplomatëve iranianë për dy ditë, duke mbyllur kështu kanalet e komunikimit mes dy vendeve. Irani nga ana tjetër ka akuzuar Arabinë Saudite për nxitjen e tensioneve në rajon. 

Sheiku Nimr el-Nimr dhe 46 të tjerë u ekzekutuan të shtunën pasi u dënua për vepra terroriste. SHBA ka kërkuar qetësi, duke bërë thirrje për angazhim të vazhdueshëm diplomatik. Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei tha se kleriku është ekzekutuar jo për këto akuza, por për shkak se ishte kundërshtar i regjimit sunit në Arabinë Saudite 

Por ministri i jashtëm saudit Adel al-Jubeir tha se Arabia Saudite nuk do ta lejojë Iranin të minojë sigurinë e saj, duke e akuzuar atë se ka shpërndarë qeliza terroriste në rajon.

"Historia e Iranit është e mbushur me ndërhyrje negative dhe armiqësi në çështjet arabe, dhe kjo është e shoqëruar gjithmonë nga shkatërrimi," tha ai në një konferencë shtypi. Sheiku Nimr ishte një figurë e shquar e protestave antiqeveritare që nisën përgjatë “Pranverës arabe”, por që u arrestua në vitin 2012. Qindëra protestues hodhën bomba molotov dhe gurë në Ambasadën saudite në. Rreth 40 persona prej tyre janë arrestuar, sipas zyrtarëve iranianë.

Demonstrata ka pasur edhe në Provincën Lindore të Arabisë Saudite, ku myslimanët shiitë vazhdojnë të ankohen për margjinalizim, ashtu sikurse dhe në Irak, Bahrein dhe disa vende të tjera.
 

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ditëlindja e veçantë e Rudina Hajdarit, feston me të bijën dhe partnerin e ri (VIDEO)

Ditëlindja e veçantë e Rudina Hajdarit, feston me të bijën dhe partnerin e ri (VIDEO)