Kryetari i PD, e cilëson si tronditës lajmin për vrasjen e ish-zyrtarit të lartë të policisë së shtetit, Artan Cuku.
 
Basha thotë se Artan Cuku ishte një oficer me rezultate te larta ne lufte ndaj krimit, ndërsa shpreh revoltën për largimin e tij nga detyra dhe i bën thirrje prokurorisë për vendosjen e autorëve para ligjit.
 
Artan Cuku u qëllua mbrëmë për vdekje në hyrje të banesës nga dy persona të panjohur.
 
Reagimi i Lulzim Bashës
Vrasja e oficerit Artan Cuku poshte baneses se tij eshte nje lajm trondites. Artan Cuku ishte nje oficer karriere me rezultate te larta ne lufte ndaj krimit ne gjithe detyrat e tij te larta.
 
Nje prind i shkelqyer, nje koleg i vecante. Me pikellim te ​madh ndaj kete moment dhe dua ti shpreh familjes se tij ngushellimet me te sinqerta.
 
Po gjithashtu, dua te shpreh dhe revolten per largimin e tij te padrejte nga policia, duke e hedhur keshtu ne rruge, pa motiv ligjor, nje oficer qe ka luftuar krimin per 15 vite.
 
I bej thirrje prokurorise te zbardhe sa me shpejt ngjarjen e te vendose autoret para ligjit.



dy.b/shqiptarja.com