Vrasja e 14 vjeçarit/ Pastori Akil Pano në 'Frontline Interview': Kjo tragjedi është pafuqi! Modelet e dhunshme frymëzojnë adoleshentët! Falja është fuqi

TIRANË - Pastori Akil Pano ishte i ftuar në ‘Frontline Interview’ mbrëmjen e sotme ku foli për rastin tragjik të 14 vjeçarit Martin Cani i cili ndërroi jetë dje pasi u godit me thikë në kraharor pas një sherri me bashkëmoshatar të tjerë pranë shkollës ‘Fan Noli’.

Për Marsela Karapançon, pastori thekson se ky rast tregon se sa të pafuqishëm jemi si shoqëri për të ndërtuar një shtet.

'Sot vajtojmë djalin e shtrirë përdhe. Duhet të kishin vajtuar një sistem të poshtër në mungesë meritokracie. E farkëtuar në pafuqi njerëzore,. Pafuqi për të ndërtuar shtetin, shoqërinë. Pafuqi për të ndërtuar njeriun. Kjo është klithma e një populli që vuan. Jetë e tyre nga dje në vijim është goditur.

Nuk është rasti i parë, është i disati në vitet e fundit. Kanë qenë jo pak raste, raste edhe të fëmijëve të tjerë që janë vrarë. Pranë shkollave apo pranë shtëpisë së tyre. Si rrjedhojë e një sherri banal. Nuk dua ta lë tragjedinë brenda një sherri banal. Tragjedia është pafuqi, mungesë.'

Pastori vijoi më tej duke thënë se ndihet i skandalizuar nga disa adoleshentë që e reklamonin në tik tok si triumf këtë rast.

'Kjo tragjedi nuk është fuqi. Fuqi është ta falesh, të përulesh. Të vijosh udhëtimin përpara. Pafuqi të dorëhiqesh. Shikoj se janë disa institucione me qendër familjen të cilat duhet të bashkëveprojnë, institucioni arsimor, i sigurisë publike. Kaq shumë trajnime, investime. Janë bërë kaq shumë investime për policinë në komunitet, kaq shumë debat, reformë në arsim. Është detyrë dhe përgjegjësi e nënës dhe babait, të rris fëmijë të mirë. Është ëndrra e çdo babai. Nuk ka halabakëri më të madhe se ajo thika aty.

U nxor edhe nga disa delinkuentë të vegjël në tik tok. Jam skandalizuar. E paimagjinueshme të shohim brezin që po ndërtojmë. Thika si forcë tek këta të vegjël, është shpërfaqje dobësie, falimenti. Ai djali që bëri vrasje, ai do kalojë pjesën e rinisë dhe burrërisë në burg. Është i skajshëm perceptimi sa pak kushton jeta njerëzore në Shqipëri. Kur shikon një pulë që vritet, të dhemb shpirti. Disa djem të vegjël që ëndërrojnë të bëhen të fortë duke vrarë me thika.'

Akil Pano vë në dukje se model i suksesit që frymëzon këta adoleshentë janë reperët që prodhojnë një jetë dhunshme me jetën dhe këngët e tyre.

'Modelet që frymëzojnë djemtë adoleshentë janë bandat e reperëve kokëboshë. Që shpërfaqin suksesi të bujshme force, që mund të bëjnë çdo gjë, kërcënojnë policinë. Dhe këta djem të vegjël për të ndërtuar një botë imazhesh duke u gjetur në një botë postmoderne që nxjerrin më të mirën nga njeriu, kapen pas modeleve të shëmtuara. E lidhin historinë e reperëve me historinë e të fortit.'

Pano ka dhe një apel për prindërit që të kalojnë më shumë kohë me fëmijët.

'Prindërit shpenzojnë shumë më tepër kohë në punë. Përulësisht i kërkoj këtë mbrëmje, kaloni kohë me fëmijët. Edhe sikur të jetoni me më pak të mira materiale. Edhe sikur ti leni fëmijët mangët diçka, jepnin kohën tuaj. Nuk ka gjë më të madhe se sa prania e babait dhe nënës. Prania e babait në jetën e fëmijës. Një telefon në dorë shndërrohet në bomba me sahat nëse nuk kontrollohet. Nuk është trup që babai dhe nëna të monitorojnë telefonin e fëmijës së tyre. I kërkoj prindërve të monitorojnë telefonin. T’ja zënë kohën me aktivitete, kulturë, sport. Babait të Martinit i është dashur të paguajë çdo muaj që Martini i vogël të luajë me Dinamon.'

'Indiferencë që po na vret në 33 vite. Një indiferencë për të thënë të vërtetën edhe nëse e vërteta dhemb. Por nëse është e vërtetë dashurie, do kujtohet si e thënë nga me dashuri.'

Së fundmi Pano shton se mësimi i fesë i jep dashuri botës dhe theksoi se Jezu Krishti mëson për dhurimin e dashurisë edhe ndaj armikut.

'Mësimi i fesë është shpërfaqja e këtij dimensioni i dashurisë në botë. Mësimi i famshëm i Jezusit të Nazaretit, duajini armiqtë tuaj, lutuni për ata ju përndjekin, bekojini ata që ju mallkojnë. Kjo e hedh njeriun në botë sfide. Por kjo vjen me besim.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gazetarua: 20/11/2024 10:58

    Degjoni zerin e arsyes o prinder te mire. Afrojini femijet me Zotin, dashurine dhe te verteten. Falenderoj Zotin qe femijet i edukj ne shkollen e se Dieles ne Kishe. Prinderimi nuk eshte te besh femije por ti edukosh me moral dhe dashuri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion