Deklarata e saj pas ngjarjes tronditëse, ku i dashuri i saj Igli Meta vrau në mënyrë mizore 17-vjeçari Ismail Luli për shkak të xhelozisë ka ndarë në qëndrime opinionin publik. Ambera Saliji, 19-vjeçarja nga Maqedonia tha se do ta donte Iglin gjithë jetës dhe se do ta presë deri sa ai të dalë nga burgu.

Ajo shprehet në këtë mënyrë edhe pse krimi erdhi për çështje “nderi” dhe shkak ishte vetë ajo. 17-vjeçari u vra në mënyrë barbare, pasi u lidh dhe u mor në pyetje u ther në me një thikë 15 cm të gjatë. Prerja ishte aq e thellë sa që koka gati ishte shkëputur nga trupi.

Por, pavarësisht të gjitha këtyre Ambera është shembulli klasik se “dashuria është e verbër”. Kur ajo u pyet se çfarë ndjen për familje ne Ismailit, 19-vjeçarja u shpreh: “Çfarë mund të them; ngushëllime. Kaq, nuk kam asgjë për të shtuar.”

Zero dhimbje për torturimin e djalit. Ambera ka treguar se Ismaili e ngacmonte, i kishte kërkuar numrin e telefonit dhe se ata ishin para vetëm rastësisht. Krenaria primitive e Ambrës ashtu si vrasje barbare e Iglit duket se psikika e tyre (Amberës, Iglit dhe Marjos) nuk është tronditur aspak.

“E dua Iglin, e kupton? Ai është i dashuri im, do ta pres deri sa të dalë nga burgu. Ai bëri një gjë të tmerrshme për shkak të xhelozisë, Por, nuk do të ndaloj së dashuri atë.”  

Mediet italiane shkruajnë se kjo vjen për shkak të një gjenerate të rritur me boshllkën e vlerave. Atyre u mungon kultura dhe besimi që ndan kufirin mes civilizimit dhe barbarizmit.

“Igli është një djalë i mirë. Jemi bashkë prej katër vite e gjysmë. Është e qartë se ai nuk donte ta vriste Ismailin”, shprehet Ambera para gazetarëve që prisnin një vajzë me lot në sy por gjetën një femër të fortë dhe të ftohtë si guri.

Asnjë keqardhje, asnjë mendim për djalin e vrarë. Lutuni që djali juan një ditë të mos takojë dikë si Ambera!

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)