TIRANE - Televizioni A1 Report ka mundur të sigurojë pamje nga banesa e 19-vjeçarit Arbër Demiraj, i cili është vrarë aksidentalisht nga 3 shokët e tij, të cilët njëherësh janë tre autorët e dyshuar të vrasjes së 4-fishtë që ka tronditur mëngjesin sotëm kryeqytetin në një lokal nate.
Nga pamjet mund të shohim se ambienti jashtë shtëpisë së 19-vjeçarit është mbushur me njerëz të cilët janë banorë të zonës si dhe të afërm të familjarëve. Arbër Demiraj, djali i ish-prokurorit Skënder Demiraj së bashku me familjen e tij ka jetuar prej kohësh në Tiranë.

Demiraj ishte pjesë e grupit të Konstadin Xhuvanit, por është qëlluar aksidentalisht me armë gjatë përleshjes në lokalin e natës përballë Fakultetit të Histori-Filologjisë në kryeqytet. Policia e Tiranës e cila mbërriti në vendngjarje pas njoftimeve për të shtëna me armë, kapi në kushtet e flagrancës tre të rinjtë Konstandin Xhuvani, Erald Sida, Albano Ballcaj në trotuarin e klubit, teksa tentuan të largonin me automjetin e tyre trupin e pajetë të 19-vjeçarit Arbër Demiraj.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO