Është tronditëse dëshmia e shokut të 19-vjerçarit grek, Alkis Kampanos, i cili u vra me thikë pas një sulmi nga një grup të rinjsh, mes tyre edhe një 21-vjeçar shqiptar, tashmë në burg. Shoku i Kampanos, i cili mbeti i plagosur nga sulmi, ka rrëfyer me detaje momentin kur u rrethua nga grupi që filluan më pas t'i godisnin me shkopinj deri sa i ra të fikët.
“Të hënën, më 31 janar, rreth orës shtatë e gjysmë deri në tetë, shkova në zonën e Charilaou për t'u takuar me miqtë e mi. Aty gjeta Dhimitrin me të cilin jemi shokë, vëllain e tij Spiros, Alkisin dhe një tjetër që nuk ia mbaj mend emrin. I takova në parkun e Marsit dhe më pas bëmë një shëtitje. Unë dhe Alkisi pimë një pije energjike. Nga Papanastasiou u kthyem djathtas në Plastira dhe prej andej djathtas në rrugën Gazi. Pak metra më poshtë, ishin disa shkallë. Rreth gjysmë ore më vonë pashë papritur tre persona që vinin drejt nesh nga rruga e Plastirës, i pari prej të cilëve na pyeti “çfarë ekipi jeni”. Në të njëjtën kohë nga ana e kundërt erdhën edhe katër persona të tjerë dhe në fakt na rrethuan. Nga sa mbaj mend u përgjigja se ne jemi 'Marsi' dhe këta njerëz filluan të na rrahin. Më kujtohet se njëri nga ata kishte një thikë në duar. Në atë moment kam kapur menjëherë përkrenaren time dhe e kam vënë para gjoksit për t'u mbrojtur. Ai me thikë në dorë u ngjit shkallëve dhe erdhi tek unë dhe e godita me përkrenare një herë në kokë. E kam goditur në ballë. Sapo e godita, ai bëri një hap prapa, por menjëherë më pas u vërsul përsëri drejt meje. Helmeta më ra nga dora, por nuk e mbaj mend saktësisht se si. Ai filloi të më godiste me thikë në këmbë. Konkretisht më goditi tre herë në këmbën e majtë. Një person i dytë më godiste në kokë në të njëjtën kohë. Në atë moment dëgjova Alkisin duke bërtitur "Ndihmomëni , nuk mundem, më dhemb ". U ktheva dhe e pashë të shtrirë në trotuar dhe katër persona sipër tij duke e goditur. U përpoqa të kërceja nga shkallët për ta shpëtuar nga goditjet duke e mbrojtur me trup, por tre persona më mbajtën dhe aty hëngra një shkop në kokë dhe për pak më ra të fikët. Më pas më goditi sërish me thikë në këmbën time të djathtë këtë herë. Unë rashë nga shkallët pranë Alkisit dhe ata vrapuan drejt rrugës së Plastirës. U përpoqa të ngrija Alkisin. Ai arriti të qëndrojë në këmbë për një kohë dhe unë u përpoqa të flisja me të, por ai nuk komunikoi. Nga këmba i rridhte shumë gjak. Edhe unë isha plot gjak kudo, gjaku më rridhte nga koka, nga këmbët dhe kisha gjakun e Alkisit . Mora celularin dhe i telefonova babait dhe i thash hajde drejt se ka ndodhur diçka e rende dhe as unë as Alkisi nuk jemi mire. Pak më vonë erdhi policia. Policia u përpoq të ndihmonte Alkisin dhe t'i ndalonte gjakderdhjen nga këmbët. Pas ca kohësh, rreth gjysmë ore, mbërritën dy autoambulanca. Na morën dhe na çuan në Papanikolaou. Që atëherë nuk e kam parë fare Alkisin, nuk kam mësuar asgjë nga askush për shëndetin e tij, por kur mbërriti ambulanca, mendoj se kishte vdekur”, ka rrëfyer ai.
I pyetur nëse i njihte personat që i sulmuan, i riu është shprehur se ishin gjithsej shtatë deri në tetë persona, por nuk mund t'i identifikonte pasi të gjithë ishin me kapuç.
"Kam parë gjithsej shtatë deri në tetë persona. Ata ishin të gjithë me kapuç dhe kapele. Unë nuk jam në gjendje të njoh asnjë prej tyre. Edhe ai që më godiste me thikë, i dalloheshin vetëm sytë të cilët ishin kafe apo të zinj. Siç ju thashë gjithçka ndodhi shumë shpejt", ka treguar ai.
23-vjeçari shqiptar akuzohet si autori i vrasjes së 19-vjeçarit, megjithatë ai ka mohuar akuzat, teksa dje në gjykatë ka deklaruar se ka qenë në vendngjarje, por nuk ishte ai që ka goditur me thikë të riun grek. Ai akuzoi si autor të krimit 21-vjeçarin grek me inicialet G.K
Ngjarja e rëndë që tronditi vendin fqinj u regjistrua orët e para të mëngjesit të 2 shkurt, ku një djalë vetëm 19 vjeç humbi jetën nga dora e një bashkëmoshatari
Ishte një grup djemsh vetëm disa orë pas ndeshjes Paok-Aris ata që vendosën t’i prinin fillin e jetë djalit të ri. Grupi prej afërisht 10 vetash, zbritën nga dy makinat me të cilat po udhëtonin dhe ju drejtuan 3 djemve, njeri prej të cilëve edhe Alkis. Në atë moment një sherr nisi mes tyre. Nga sherri mbetën dy të plagosur rëndë dhe 1 viktimë.
Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari i arrestuar, pra 23-vjeçari, idyshohet si autori, ndërsa ishte pjesë e disa grupeve ekstremiste të djathta në Greqi, të cilët konfliktoheshin vazhdimisht me grupe të tjera tifozësh duke përdorur edhe thike dhe armë të tjera të ftohta gjatë sulmeve.